5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Trafikantët blejnë pasaporta çeke

Më të lexuarat

Trafikantët e qenieve njerëzore blejnë pasaporta prej çekëve që jetojnë në kushte të vështira sociale dhe me to sjellin pa problem refugjatë nga Siria, Iraku, dhe vende të tjera në Evropë.

“Grupe të caktuara çekësh që jetojnë në kushte të vështira sociale, ua shesin pasaportat e tyre trafikantëve dhe pastaj njoftojnë në polici se u kanë humbur apo ua kanë vjedhur. Ka dhe raste që dokumentet u përkasin personave që kanë vdekur dhe që nuk u janë dorëzuar autoriteteve“, thotë për DW Hubert Lan nga sektori i dokumenteve të identitetit.
 
 
Kategoria më e rrezikshme janë dokumentet që as kanë humbur as janë njoftuar si të vjedhura. Sepse numrat e këtyre pasaportave nuk shfaqen në asnjë prej sistemeve të informacionit të Shengenit. Kështu, kontrolli i kufirit të vendeve të Shengenit është jashtëzakonisht i vështirë.”
 
Këto dokumente shiten mjaft shtrenjtë në vendet e krizës në vendet arabe, thotë Hubert Lang, sepse me to refugjatët mund të hipin në avion dhe të vijnë në Evropë ku bëjnë kërkesë për azil.
 
Sipas tij trafikantët ndryshojnë vetëm faqen e parë me fotografinë dhe të dhënat personale. Nga ana tjetër policia nuk kontrollon me imtësi çdokënd që mund të ketë pamje arabe.
 
Policia çeke ka identifikuar deri tani më shumë se 100 raste shpërdorimi të dokumente që janë regjistruar gjoja si të vjedhura dhe janë përdorur për të hyrë ilegalisht në BE.
 
Sic raporton DW shifrat mund të jenë shumë më të larta.
 
Për të vënë këtë problem nën kontroll, autoritetet çeke po përpiqen të hetojnë cilët qytetarë shesin dokumentet e tyre.
 
Sipas hetimeve shumica e tyre, thotë Hubert, janë nga zona me probleme sociale, kryesisht nga Bohemia e Veriut.
 
Megjithatë hetuesit ende nuk e dinë se sa paguajnë bandat kriminale për dokumentet e identifikimit dhe se si i dërgojnë këto më pas në rajonet e krizës.kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit