0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vazhdimi i dialogut me Serbinë dihet pas zbatimit të marrëveshjeve

Më të lexuarat

Për vazhdimin e dialogut me Serbinë do të dihet pas zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Kuçi vlerësoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar në zbatimin e konkluzioneve nga bisedimet ndërshtetërore me Serbinë në Bruksel dhe më pas do të shikojë sesi të vazhdohet me dialogun.

“Jemi duke menduar që të implementohen konkluzionet e arritura deri më tani, që ato kanë qenë në bisedimet ndër shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ne presim që këto të implementohen, garantues janë BE-ja natyrisht edhe SHBA-të dhe të tjerët. Besoj se serioziteti i këtyre bisedimeve, cilësia e tyre duhet të tregohet në një hap konkret në implementimin e tyre”, tha Kuçi.

Në anën tjetër sekretari shtetërorë në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se Qeveria e re serbe pa asnjë dyshim do të vazhdojë komunikimin me zyrtarët në Prishtinë përmes Brukselit.

“Pas formimit të Qeverisë së re serbe e cila pa asnjë dyshim do të vazhdojë me konceptin e mbajtjes së komunikimit direkt me Prishtinën përmes Brukselit, sepse ekzistojnë shumë çështje të hapura midis të cilave edhe veriu”, theksoi ai.

Ivanovic ka komentuar edhe paralajmërimet për hapjen e zyrës administrative të qeverisë së Kosovës në veri. Ai tha se ajo nuk do t’i shërbejë askujt, përveç se do të provokojë ndonjë reagim të serbëve lokal./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit