Një shtet australian po përpiqet të bindë publikun të mos përdorë celularët derisa ngasin automjetin ose motoçikletën.
Ministri i Rrugëve të Uellsit të Ri Jugor, Andrew Constance sot deklaroi se shteti më i populluar i Australisë është juridiksioni i parë në botë që përdor teknologji të tillë për të ndëshkuar shoferët e hutuar pas mediave sociale, mesazheve me tekst ose thirrjeve telefonike.
Ekspertët e sigurisë rrugore janë alarmuar për përhapjen në rritje të aksidenteve që përfshijnë shoferët që përdorin telefonat e mençur në rrugët e Uellsit të Ri Jugor. Ekspertët thonë se shoferët që përdorin ilegalisht telefona rrisin për katër herë shanset për aksident.
Constance tha se qeveria planifikon të nxjerrë 45 kamera të detektimit të telefonëve celularë në të gjithë shtetin deri në dhjetor./AA