-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe bëjnë thirrje për rikthimin e legjitimitetit politik në Jemen

Më të lexuarat

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe, duke mbrojtur legjitimitetin e Presidentit jemenas Abdurabbu Mansur Hadi, e kanë cilësuar si “grusht shteti” shpalljen e kushtetutës nga militantët Husi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në deklaratën përmbyllëse, të mbledhjes së 143-të të Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe e cila u mbajt në Kajro të Egjiptit u theksua se uniteti, sovraniteti dhe pavarësia e Jemenit janë të rëndësishme dhe se çdo ndërhyrje në punët e brendshme duhet të refuzohet. Gjithashtu theksohet se mbështeten parimet e demokracisë dhe drejtësisë sociale në këtë vend.
 
Gjithashtu në deklaratë u theksua se mbështetet legjitimiteti kushtetues personal i presidentit Hadi, dhe zhvillimi i bisedimeve të ndërmarra mes palëve që politika të rimarrë funksionin e saj.   
 
Liga Araba kundërshton përshkallëzimin e ngjarjeve të njëanshme  nga grupimi militant Husi, pasi sipas Ministrave të Jashtëm ky grupim vullnetin e tyre e imponon me forcën e  armëve ndaj popullit.
 
Gjithashtu iu është kërkuar Husive që “arresti shtëpiak” ndaj Kryeministrit Halid Mahfuz Bahhah me disa ministra të tjerë të hiqet menjëherë dhe të tërheqin të gjitha forcat nga institucionet e shtetit dhe  armët e konfiskuara t’ia dorëzojnë qeverisë legjitime. Liga Arabe kërkon që të gjitha palët ti japin fund akteve dhe vrasjeve dhe gjithashtu i është bërë thirrje që të zbatojnë vendimin nr 2201 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
 
– Konflikti Izrael-Palestinë 
 
Në deklaratën e Ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe është përmendur edhe konflikti Izrael-Palestinë, ku është theksuar se paqja gjithëpërfshirëse dhe e drejtë është një opsion strategjik dhe se paqja është një e tërë dhe nuk mund të ndahet në pjesë.
 
Në deklaratë është transmetuar mesazhi se paqja e drejtë dhe gjithëpërfshirëse në rajon duke përfshirë Lartësitë (kodrat) Golan dhe tokat në jug të Libanit, mund të jetë e mundur me tërheqjen e plotë të Izraelit nga tokat palestineze në kufijtë e vitin 1967./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit