Dje në Komunën e Hanit të Elezit, në fshatin Paldenicë është bërë përurimi i një xhamie të re të ndërtuar dhe financuar nga banorët vendas. Por e veçanta e kësaj xhamie është se ajo është projektuar nga një grua. Bëhet fjalë për artitektën Lindita Bakiu – Dernjani, e cila e kishte detajuar plan projektin për ndërtimin e kësaj xhamie.
Ndërtimi i xhamive nga gratë ka qenë një traditë ndër vite në botën Islame. Po ashtu edhe xhaminë Riza Bajrami në Durrës e ka projektuar një grua.