3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Samiti i G7: Ministri i jashtëm i Iranit befason të gjithë me paraqitjen e tij

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammed Javad Zarif, ka bërë një paraqitje surprizuese në Biarritz në mes të samitit të G7-s kur politika e perëndimit ndaj Iranit ka qenë një prej çështjeve më të diskutueshme.

Ministria e jashtme e Iranit konfirmoi që Zarifi kishte fluturuar në Biarritz me ftesën e homologut francez, Jean-Yves Le Drian. Zëdhënësi deklaroi se nuk do të kishte takime me zyrtarët amerikanë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Një diplomat i lartë francez ka konfirmuar që Zarifi ishte ftuar në Biarritz për bisedime me Le Drianin, e të cilën ftesë e përshkruajti si vazhdimësi të iniciativës diplomatike nga presidenti francez Emmanuel Macron, me qëllim për t’i ulur tensionet dhe për të rigjallëruar diplomacinë me Iranin. Zarifi u takua me Macronin në Paris të premtën.

Zarifi nuk kishte qenë i ftuar formalisht në G7 por Macroni kishte informuar liderët e tjerë në samit për praninë e tij, përfshirë edhe presidentin Donald Trump.

“Presidenti kishte një bisedë dje me të gjithë liderët e G7-s dhe ashiqare ai informacion kishte qarkulluar mes tyre,” tha një diplomat.

I pyetur për praninë e ministrit iranian, Trumpi kishte thënë vetëm “pa koment”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit