-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Të paktën 5 persona vdesin nga vetëtimat në Malet Tatra

Më të lexuarat

Të paktën pesë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, si pasojë e vetëtimave në Malet Tatra në jug të Polonisë dhe Sllovakinë fqinje.
Viktimat kanë qenë në anën polake, kur ka nisur një stuhi e fuqishme në Malin Giewont.

Më shumë se 100 persona tjerë janë plagosur në këtë zonë të populluar me ngjitës.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se disa persona janë në gjendje serioze, pasi kanë shumë djegie dhe plagë në kokë.
Shpëtimtarët kanë thënë se ngjitësit kanë qenë afër zinxhirëve të metalit kur ka nisur stuhia.

Zyrtarët kanë thënë se qielli ka qenë i pastër kur ngjitësit kanë nisur rrugëtimin e tyre në malet më të larta të Polonisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit