3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Gjyshet palestineze “pushtojnë” Twitter-in, dhe jo kot!

Më të lexuarat

Kur ligjvënëses amerikane me prejardhje nga Palestina, Rashida Tlaib, iu ndalua vizita në vendin e saj të origjinës, Twitter-i u çmend. Janë të panumërta mesazhet e mbështetjes që ajo i mori, posaçërisht pasi ajo planifikonte që këtë vizitë t’ia kushtonte gjyshes së saj.

Loja e Izraelit me kartat e zakonshme nuk ishte ajo që planifikonte ta ndiqte zonja Tlaib, e cila refuzoi lejen që iu dha një ditë pasi iu refuzua.

Reagimi në Twitter po vazhdon ende, dhe kësaj here në rrjet janë futur gjyshet.

Hashtagu më popullor i momentit është #MyPalestinianSitty apo #GjyshjaImePalestineze, ku shumë prej përdoruesve po e shfrytëzojnë platformën sociale për të treguar rrëfime të padëgjuara për gratë më të dashura në jetën e tyre.

“Njihuni me gjyshen time Fatma. Ajo ka qenë dëshmitare e 48 luftërave, 56 okupimeve të Gazas, 67 riokupimeve, pushtimeve të Libanit, Intifadave të para dhe të dyta, dhe tre sulmeve të fundit në Gaza.

Ajo ka jetuar pavarësisht bllokadës 13 vjeçare dhe ndërprerjeve të rrymës për më shumë se 6 orë në ditë.

Ajo megjithatë qesh,” shkruhet në një nga këto reagime.

E fundit që i është bashkangjitur Hashtag-ut është edhe vet ligjvënësja, e cila ka treguar afërsinë që ka me gjyshen, pavarësisht kilometrave që i mbajnë larg. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit