3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Jeni shumë të zënë? Të shpërqendruar nga telefoni? Ja si të dashuroheni sërish me leximin

Më të lexuarat

Nëse mediat sociale dhe teknologjia zënë pjesën më të madhe të kohës suaj dhe ju kanë larguar nga librat dhe leximi, ju do ta keni të vështirë që t’i riktheheni leximit, por këshillat e mëposhtme do t’ju vijnë në ndihmë.

Në 2019 librat nuk janë e vetmja zgjidhje që ju keni nëse doni t’i riktheheni leximit. Ka llogari në Instagram, dhe në rrjete të tjera sociale të dedikuara kryesisht për leximin. Edhe në Instagram janë shtuar postimet e të rinjve për librat më të fundit që kanë lexuar, gjë kjo që do të thotë së leximi është kthyer sërish në modë.

Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë që edhe ju të bëheni pjesë e këtyre grupeve dhe të rizgjojë tek ju sërish dëshirën për të lexuar:

Ndiqni llogaritë në media të ndryshme sociale që flasin për librat
Nëse keni pak kohë që jeni larguar nga të lexuarit, atëherë do ta keni të vështirë ta dini se nga t’ia rifilloni. Duke ndjekur llogari të ndryshme në rrjetet sociale të cilat flasin për librat, ju do ta keni më të lehtë të dini se çfarë librash të lexoni duke qënë se diskutimet në këto grupe shpeshherë bëhen mbi librat më të rinj që janë publikuar.
Lexoni çfarë të dëshironi
Nëse keni pak kohë që nuk lexoni, atëherë këshillohet që të rifilloni leximin me libra që ju kanë pëlqyer edhe dikur. Kështu do ta keni më të lehtë për të rifilluar sërish leximin.

Anëtarësohuni në biblotekë
Biblotekat po vdesin, kryesisht sepse lexuesit nuk po i konsiderojnë më si një mundësi për të shkuar e për të lexuar. Por edhe sot e kësaj dite, ato janë një prej mundësive më të mria që ju keni, për të lexuar libra falas dhe për të marrë informacione mbi fusha të ndryshme, etj.

Bëni një listë me librat që doni të lexoni
Nëse bëni një listë me të gjithë librat që doni të lexoni do ta keni më të lehtë për t’i gjetur ato dhe më pas për t’i lexuar.

Provoni librat zanorë
Nëse ju nuk mund të përqendroheni në leximin e një libri, arëherë një mundësi shumë e mirë janë librat zanorë, të cilët mund t’i dëgjoni edhe duke kryer një aktivitet tjetër, si për shembull të bëni një shtëtitje, të gatuani, etj.

Nuk shkëputeni dot nga telefoni? Mbulojeni me libra
Në ditët e sotme mund të jetë e vështirë për këdo që midis aktiviteteve të shumta të gjejë kohën edhe për të lexuar. Por nëse do të justifikoheni përherë me mungesën e kohës në dispozicion, atëherë ju nuk do të lexoni më kurrë, por në të kundërt të kësaj, fillojeni me pak minuta në ditë, më pask gjysmë orë, më pas një orë dhe do ta shikoni që pastaj do ta gjeni vetë kohën për të lexuar sërish.

Burimi: The Guardian

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit