3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zekati i të pasurve musliman, shembulli më i mirë për shoqëri më të drejta perëndimore

Më të lexuarat

Kjo javë nisi me pamjet e më shumë se 1.8 miliardë muslimanëve që festuan “Festën e Sakrificës” ose Kurban Bajramin. Por ideja e sakrificës së të ardhurave të gjithsecilit për çdo vit është një gjest jo mjaft publik si festa e Bajramit. Sakrifica janë të dyja: njëra ushqen stomakun e nevojtarit, tjetra ushqen financat e këputura të një tjetri.

Zekati, për ata që nuk e kanë dëgjuar këtë term, është një aktivitet vjetor për muslimanët, të cilat statistikisht dalin si komuniteti më filantrop dhe bamirës.

Kjo është veçanërisht e dukshme te komunitetet muslimane në Mbretëri të Bashkuar dhe SHBA.

Në fakt, një pjesë e madhe e konceptit të bamirësisë në Islam është ndërtuar mbi Zekatin, një taksë mbi të pasurit që dhurojnë 2.5 % të të ardhurave për ata që janë më pak fatlum.

Për çudinë e shumëkujt, ky koncept është i ngjashëm me propozimet e bëra nga miliarderë të ndryshëm në fushatën e presidencialeve amerikane për vitin 2020.

Por a munden mësimet e bamirësisë islame të japin një shembull për reformimin e kapitalizmit dhe sanimin e dëmeve i shkaktohen njerëzve nga egërsia e tij?

Një taksë mbi pasurinë, siç është Zekati, mund të duket “parajsë për dembelët” por të mos harrojmë se një politikë e ngjashme është e implementuar në shumë vende me shumicë muslimane, ekonomia e të cilave nuk dallon shumë nga vendet e zhvilluara të Evropës.

Ta zëmë, muslimanët në Britani të Madhe dhurojnë mesatarisht 371 funta për bamirësi, një shifër që tejkalon cilindo komunitet tjetër fetar.

Edhe pse bamirësia kulmon në festat fetare si Bajrami, dhe ngjarjet e posaçme si muaji i madhërishëm i Ramazanit, ky është një trend i pandryshueshëm që lidhet edhe praktikat fetare.

Kjo madje ka bërë që shumë t’i referohen komunitetit musliman si “shërbimi i katërt emergjent”, në sajë të përgjigjes së pabesueshme që ata shfaqin në rast të fatkeqësive natyrore, qoftë në vend apo jashtë tij.

Zekati si bazë e detyrueshme e bamirësisë, ka qenë në mesin e muslimanëve tash e saj shekuj, duke rregulluar shtresimin social dhe duke bërë më pak të dukshme dallimet që sot shihen edhe nga aeroplani.

Ndihma ndaj komunitetit është e rregulluar në mënyrë të tillë që ajo t’i ofrohet nevojtarit pavarësisht dallimeve fetare.

Bamirësia ka qenë në qendër të Islamit qysh më lindjen e tij, por vetëm së fundmi shumë prej muslimanëve të pasur janë zgjuar nga gjumi për të kuptuar potencialin që ka ky obligim lidhur me ndryshimin në shoqëri.

Përderisa gjeneratat e para të emigrantëve musliman ishin në fakt nevojtarë për të marrë lëmoshë, fëmijët dhe nipërit e tyre zhvilluar biznese që lënë gojëhapur.

Tani, ata po e bëjnë atë që gjyshërit nuk mundën ta bënin. Japin Zekatin, duke kontrolluar me saktësi pasurinë dhe duke llogaritur paund për paund atë që nuk ju takon më atyre.

Për t’i hyrë analizës në thelb, fjala ‘Zekat’ rrjedh nga arabishtja që do të thotë ‘të pastrosh’ një mundësi kjo unike që qysh atëherë është përshkruar si “pastrim i pasurisë nga haku i të varfërve”.

Politikat centriste dhe ato të qendrës mendojnë se iniciativat pro-bizneseve (p.sh. më pak taksa) do të bënin shoqërinë më të drejtë.

Por e vërteta është se bizneset më të mëdha, ashtu si pasanikët më të mëdhenj, shpesh nuk paguajnë fare, apo paguajnë shumë pak taksa duke i fshehur ato madje në mënyra ligjore.

Dhe e kundërta e këtyre politikave, centristët e majtë, kanë bërë thirrje për një “shpirt Zekati” ndonëse jo totalisht si ai në përmbajtje, në përpjekje për zbehjen e dallimeve sociale.

Në qershor të këtij viti, 18 nga amerikanët më të pasur, i shkruan presidentit që të adoptoj një politikë të ngjashme me Zekatin.

Është interesante që tatimi mbi të ardhurat konsiderohet “shtypje” në ligjin klasik islam mbi ekonominë. Nëse e vetmja taksë që duhej të paguanim ishte 2.5% e asaj që zotërojmë për një vit, shumica, përveç ultra të pasurve do të paguanin shumë më pak taksa.

Nëse këto politika do ta shohin ndonjëherë dritën e zbatimit, atëherë, shoqëritë tona do të duhej të mbështeten edhe më tej në dhënien e bamirësisë – një politikë e nisur nga myslimanët, por e mbështetur nga të gjithë.

*Adeem Younis është president i Penny Appeal, një organizatë bamirëse muslimane me bazë në Britani të Madhe, e cila vepron në 30 vende anembanë botës, përfshirë dhe në Britani. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit