4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Si të kërkoni dhe të arrini një rritje page

Më të lexuarat

Rritja e pagës është një kërkesë e mprehtë dhe e sikletshme për t’ia paraqitur shefit tuaj. Mbi të gjitha, në kohë krize si këto, kërkesa për rritje page është një shqetësim i vërtetë për pjesën më të madhe të njerëzve.

Nuk është e lehtë të arrish një rritje page, por as mision i pamundur… Më poshtë janë disa këshilla për të arritur një rritje page…

Gjeni momentin e duhur

Së pari, duhet të vlerësoni me kujdes momentin e duhur për të shkuar për të biseduar me drejtuesin. Ju këshillojmë të mos improvizoni kurrë një takim, pasi kërkesa për rritje page është një çështje delikate dhe duhet të shtjellohet në mënyrën më të mirë.

Kërkoni një takim me drejtuesin dhe shtyjeni atë në një moment tjetër, nëse ai është duke përjetuar një periudhë të vështirë – një njeri i lodhur dhe i padisponueshëm nuk do t’ju vijë në ndihmë. Shmangni edhe periudha të veçanta të vitit, si për shembull kthimi pas pushimeve.

Trajtojeni çështjen në mënyrën më të mirë

Keni lënë një takim me shefin? Është e rëndësishme edhe mënyra e pozicionimit të vetvetes dhe aspekti i kthjellët dhe i kuruar. Vishuni në mënyrë të thjeshtë, duke shmangur ekzagjerimet, por kujdesuni për detajet gjithsesi.

Si të justifikoni kërkesën tuaj

Përpara se të ballafaqoheni me negociatat për rritjen e pagës, është e rëndësishme që të përgatiteni psikologjikisht për këtë takim dhe të përcaktoni qartë pikat tuaja të forta, përveçse rezultatet e arritura dhe përfitimet që kompania ka marrë prej punës suaj. Më pas, vlerësoni paraprakisht shumën që do të kërkoni, për të shmangur surprizat e pakëndshme dhe që të mos jeni i papërgatitur.

Mblidhni informacione për pozicione të ngjashme

Një strategji e dobishme për të vlerësuar se cila është rritja e duhur e pagës mund të jetë konsultimi i faqeve në internet apo revistave të fushës. Qëllimi është sigurimi i informacionit në lidhje me pagën tuaj dhe më pas mesataren e pagës në rang kombëtar.

Gabime që duhet t’ shmangni

Kur i bëni kërkesë shefit tuaj për rritje page është e rëndësishme të vlerësoni saktë çdo fjalë dhe të ruani etikën në çdo rast.

-Së pari, ju nuk duhet të rendisni ankesat tuaja si për shembull pagimi i hipotekës, taksat e larta të shkollimit të fëmijëve apo kostoja e lartë e benzinës për të ardhur në punë. Do të dukemi njerëz pesimistë dhe mund të vlerësohemi negativisht për ecurinë e kompanisë.

-Shmangni shifra të larta. Në fakt, një kërkesë e ekzagjeruar do t’ju çojë drejt një refuzimi të sigurt. Jini objektivë, vlerësoni gjendjen ekonomike të kompanisë dhe analizoni se sa do të ishte rritja e përshtatshme e pagës. Në përgjithësi, rritja e pagës nis nga 5 deri në 15%. Përqindja ndryshon në bazë të disa faktorëve.

-Nëse ju arrini rritjen e dëshiruar, mos u mburrni përpara kolegëve për rezultatet e arritura.

-Asnjëherë mos kërkoni rritje page nëpërmjet shantazhit apo imponimeve. Është një thikë me dy presa dhe në çdo rast, do të merrni përgjigje negative. Tregohuni të kujdesshëm.

*Pianeta Donna

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit