Nga Ather Zia | Al-Jazeera
Qeveria nacionaliste hindu e partisë BPJ e Kryeministrit Narendra Modi ka provokuar me anë të një dekreti presidencial ku ka shfuqizuar pjesën e Kushtetutës që i jep një status special anës së Kashmirit të administruar nga India. Kjo ka ushqyer frikën në rritje të banorëve të Kashmirit për një periudhë të re dhunë në rajonin e trazuar të Himalajeve. Banorët e Kashmirit e konsiderojnë heqjen e statusit si pabesi dhe veprim të paligjshëm.
Neni 370, i cili ka qenë baza e marrëdhënieve të ndërlikuara midis Kashmirit dhe Indisë që prej shtatë dekadash, i garantonte këtij shteti kushtetutën e vet, flamurin dhe pavarësinë mbi çdo çështje, përveç politikës së jasthme, mbrojtjes dhe komunikacionit. Gjithashtu, garantonte sovranitetin territorial të shtetit duke i dhënë banorëve të tij të përhershëm të drejtën për të zotëruar prona dhe për të pasur aktivitet tregëtar.
Me shfuqizimin e Nenit 370, qeveria e BPJ-së ua mundëson automatikisht qytetarëve indianë nga jashtë shtetit me shumicë muslimane që të vendosen aty në mënyrë të përhershme, të blejnë toka, të mbajnë poste në qeverinë lokale dhe të sigurojnë bursa shkollimi në Kashmir.
Ndonëse ky vendim tronditi shumë vëzhgues ndërkombëtarë, banorët e Kashmirit prej kohësh ishin në pritje të një lëvizjeje që to t’i ndryshonte në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet tashmë të tensionuara prej javësh me Nju Delhin të rajonit të diskutuar.
Duke u përgatitur për më të keqën
Ndërsa tani që India ka njoftuar botën për qëllimin e saj për të aneksuar krejtësisht Kashmirin e për të sunduar popullsinë e tij për një kohë të pacaktuar, pa marrë aspak në konsiderëtë ankesat e veta kushtetuese dhe rezolutat e OKB-së, ata po bëhen gati për një periudhë të re konflikti, shtypjeje dhe gjakderdhjeje.
Shenja e parë që tregonte se qeveria indiane po përgatitej të bënte një lëvizje të paprecedentë ndaj status quos-ë së Kashmirit u duk më 25 korrik, kur Ministria Indiane e Punëve të Brendshme njoftoi vendosjen e 10 mijë paramilitarëve dhe 28 mijë trupave shtesë në këtë shtet. Qeveria pretendoi se ky vendim ishte vetëm për të forcuar “ligjin dhe rendin”. Më vonë, u raportua se disa departamente të tjera qeveritare i kishin kërkuar stafit të tyre që të qendronte në gatishmëri të lartë dhe të furnizohej me rezerva ushqimore dhe ujë.
Këto lëvizje paraprake nga qeveria qëndrore ngritën alarmin në mesin e banorëve të Kashmirit. Qëveria u përpoq ta qetësonte situatën duke pretenduar se raportimet ishin lajme të rreme. Por, kur pelegrinazhi vjetor hindu në Himalaja, Amarnath Yatra, u pezullua, u bë e qartë për të gjithë banorët e Kashmirit se diçka po ndodhte.
Autoritetet u përpoqën përsëri ta qetësojnë situatën duke pretenduar se ata kishin vendosur ta anullonin pelegrinazhin vetëm për shkak se kishin marrë informacione sekrete që tregonin se Jaish-e-Muhammad, një grup pakistanez i armatosur që përpiqet të bashkojnë Kashmirin me Pakistanin, po planifikonte një sulm kundër pelegrinëve. Grupi i armatosur që është aktiv brenda shtetit mohoi të kishte pasur plane të tilla. Por qeveria gjithsesi i mori pelegrinët jashtë Kashmirit me anë të avionëve luftarak C-17 që mbërriten në rajon për të sjellë trupa paramilitare shtesë.
Më pas, u raportua se turistët dhe studentët e huaj ishin urdhëruar të largoheshin nga rajoni. Edhe kësaj here, autoritetet i mohuan këto raportime, pavarësisht se turistë dhe studentë të shumtë ishin parë të merreshin me autobusa për t’u dërguar jashtë luginës.
Duke qënë se civilët e Kashmirit janë përballuar shumë herë me fushata të tilla dezinformuese gjatë dekadave të fundit, ata përdorën rrjetet sociale për të përgënjeshtruar mohimet e zyrtarëve dhe për të kuptuar qëllimet e mundshme të qeverisë së BJP-së. Ata nuk kishin si ta dinin me siguri atë që ishte përgatitur kundër tyre, por ata e dinin mirë se vendosja e trupave dhe masat sekrete të sigurisë nënkuptonin se diçka e madhe dhe shkatërruese ishte në horizont.
Mes thashethemeve dhe spekulimeve të shumta, banorët e Kashmirit nisën të bëjnë të vetmen gjë që kishin mundësi: të grumbullonin furnizime. Njerëzit vërshuan drejt dyqaneve për ushqime, ilaçe, ushqime për foshnja dhe gaz. Ata gjithashtu i zhvendosën të sëmurët dhe gratë shtazëna pranë spitaleve nga frika e kufizimeve.
Përtej spekulimeve
Brenda pak ditëve, të gjitha frikërat e tyre dolën të vërteta. Në orën 6 të mëngjesit të datës 5 gusht, qeveria vendosi gjendjen e shtetrrethimit ndaj qytetarëve dhe ndaloi grupimet me më shumë se katër vetë. Mënjëherë pas kësaj, u ndërprenë interneti dhe linjat telefonike.
Ndërsa rreth orës 11 të paraditës së po asaj ditë, qeveria e BPJ-së më në fund tregoi haptas arsyen e përgatitjeve që kishte bërë në fshehtësi. Ministri i Brendshëm, Amit Shah, i tha parlamentit se presidenti kishte firmosur një dekret ku shfuqizonte Nenin 370 të Kushtetutës. “E gjithë Kushtetuta do të jetë e aplikueshme për shtetin e Jammu dhe Kashmirit”, tha Shah.
Lajmërimi i Shahut ishte konfirmim i diçkaje që banorët e Kashmirit i ishin trembur prej shumë vitesh: qeveria nacionaliste hindu e Modit nuk do të pranojë asgjë më pak se sa aneksimin e plotë të Kashmirit dhe t’u mbyllë gojën përgjithmonë të gjithë banorëve të tij.
Që kur mori pushtetin në vitin 2014, qeveria e BPJ-së ka qenë e vendosur t’ia heqë Kashmirit statusin special. Baza e ekstremit të djathtë e kësaj partie gjithmonë e ka perceptuar Nenin 370 si një njollë ndaj Kushteturës indiane dhe gjithmonë kanë dashur ta heqë qafe.
Qëndrimi ndaj Pakistanit
Tani, duke shfuqizuar krejtësisht këtë nen, qeveria e BPJ-së jo vetëm që i bëri qejfin bazës së vet dhe dëmtoi banorët e Kashmirit, por ajo gjithashtu tregoi muskujt ndaj armikut të saj të përbetuar, Pakistanit.
Kohët e fundit Pakistani ka tërhequr mjaft vëmendje pozitive në arenën ndërkombëtare si pasojë e rolit të rëndësishëm që ka luajtur në bisedimet për paqe në Afganistan. Për me tepër, pas visitës së parë zyrtarë të Kryeministrit pakistanez Imran Khan në Uashington muajin e kaluar, Presidenti amerikan Donald Trump u ofrua si ndërmjetës midis Indisë dhe Pakistanit për Kashmirin. Kjo lëvizje tregon se Shtëpia e Bardhë po largohet nga pretendimet e Indisë që e shohin Kashmirin thjeshtë si problem të brendshëm.
E gjitha kjo, mbase, e ka nxitur qeverinë e BJP-së që ta ndiente nevojën për të mbajtur një qendrim.
Ishte e qartë që në fillim se qeveria indiane e kishte parë vendim për shfuqizimin e Nenit 370 jo vetëm si një lëzivje kundër banorëve të Kashmirit por dhe kundër Pakistanit gjithashtu.
Kur qeveria vendosi mijëra trupa shtesë në Kashmir para lajmërimit, ajo shtoi gjithashtu dhe numbrin e trupave të pozicionuar në Vijën e Kontrollit, e cila është kufiri de fakto midis pjesës së Kashmirit të administruar nga India dhe pjesës së administruar nga Pakistani.
Vetëm të shtunën, Pakistani dënoi përdorimin e mundshëm të “lëndëve shpërthyere” nga forcat indiane të sigurisë në qitjet përgjatë vijes kufitare dhe tha se të paktën gjashtë civilë ishin vrarë dhe 48 ishin lënduar nga sulmet e Indisë që prej datës 19 korrik.
Në përgjithësi, vendimi për të shfuqizuar Nenin 370 ishte një lëvizje e BPJ-së për të kënaqur turmën. Kjo i dha Kryeministrit Modi diçka me të cilën të mburret në fjalimin e tij në Ditën e Pavarësisë më 15 gusht. Po ashtu, kjo përforcoi pretendimet ekstremiste të djathta të qevrisë se po punon pa pushim për realizimin e vizionit të saj për një komb hindu. Kjo gjithashtu i mundësoi atij që të demostronte se nuk ka frikë të angazhohet kundër Pakistanit, edhe kur Uashingtoni nuk mban anën e tij.
Që kur nacionalistët hindu e morën pushtetin në vitin 2014, dalëngadalë ata e kanë shtyrë popullin e Indisë drejt ekstremit të djathtë. Sot, falë përpjekjeve të tyre, diskriminimi, përsekutimi dhe madje linçimi i Muslimanëve, dalitëve dhe njerëzve të tjerë të margjinalizuar në vend, bashkë me shtypjen e miliona banorëve të Kashmirit, është kthyer në diçka normale në Indi.
Drejt një plani më të gjerë për ndryshimin e demografisë së vendit
Shfuqizimi i Nenit 370 është vetëm hapi i rradhës i një plani më të madh të BJP-së për ta transformuar Indinë në një komb vetëm për hindutë ku asnjë identitet tjetër nuk është i mirëpritur.
Banorët e Kashmirit nuk ishin aspak të habitur nga ky agresion i fundit i një qeverie e cila prej vitesh i ka sulmuar ata dhe minoritetet e tjera në Indi me qëllim nxitjen e ndjenjave nacionaliste në mesin e popullit. Sidoqoftë, ky sulm ligjor dhe politik ndaj vetë qënies së Kashmirit dhe rrethimi ndaj popullit të tij është i paprecedentë.
Herët e vonë, banorët e Kashmirit do të kundërpërgjigen duke dalë nëpër rrugë. Duke parë pozicioninim e mijëra trupave tashmë anë e mbanë Kashmirit për të heshtur disidentët, ka arsye të forta për t’u frikësuar për sigurinë e çdo banori të Kashmirit që jeton nën sundimin indian sot.
Me anë të këtij dekreti, presidenti i Indisë ka firmosur dënimin me vdekje jo vetëm ndaj të ardhmes së Kashmirit të administruar nga India, por të demokracisë indiane gjithashtu.
Autorja është poete dhe antropologe politike pranë Universitetit të North Colorado Greeley në Shtetet e Bashkuara. Opinionet e shprehura në artikull janë të autores dhe nuk përpaqësojnë qëndrimet apo politiken editoriale të Observer.al.
Marrë nga Al-Jazeera.