Reforma në ligjet greke të komunikacionit ka sjellë gjoba të reja për shoferët që pinë cigare gjatë vozitjes së automjeteve.
Rregulloret e reja të trafikut dhe një fletëudhëzim të publikuar nga Ministria greke e Shëndetësisë thonë se shoferët e taksive, autobusëve apo çfarëdo automjeti tjetër publik, që pinë cigare ndërsa po vozisin do të gjobiten me 1500 euro dhe automjeti i tyre do t’iu ndalohet për një muaj.
Gjithashtu, sipas rregulloreve të reja, nëse në automjetin publik ka ndonjë fëmijë nën moshën 12-vjeçare atëherë gjoba do të jetë deri në 3000 euro.
Ndërsa shoferët me automjetet personale (private) që pinë cigare gjatë vozitjes dhe në automjetin e tyre bashkë me ta është një fëmijë nën moshën 12-vjeçare, do të gjobiten me 1500 euro po ashtu si dhe do t’iu merret patenta e shoferit.
Shoferët, po ashtu, do të gjobiten njëjtë nëse bashkudhëtari i tyre konsumon produktet e cigares./koha.net