18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Astronautët që do të shkojnë në Mars mund të pësojnë çrregullime mendore

Më të lexuarat

Hulumtuesit kanë zbuluar se astronautët të cilët Agjencia amerikane e hapësirës NASA planifikon t’i dërgojë në planetin Mars në vitet e ardhshme mund të pësojnë çrregullime të ankthit dhe humbje të kujtesës.

Sipas artikullit të gazetës britanike “Daily Mirror”, hulumtuesit nga universiteti amerikan i Kalifornisë kanë ekzaminuar efektet e rrezatimit të nivelit të ulët por të rregullt mbi minjtë.

Shkencëtarët kanë analizuar trurin dhe sjelljen e minjve që janë ekspozuar ndaj rrezatimit rreth 6 muaj, si rezultat i së cilës kanë zbuluar se rrezatimi shkakton dëme në pjesët e trurit që mundësojnë mësimin dhe kujtesën.

Hulumtimi zbulon se ekspozimi i rregullt në rrezatim dëmton edhe zonën e quajtur amigdala të trurit, që luan rol të rëndësishëm në formimin e kujtesës emocionale dhe reagimeve emocionale në tru.

Shkencëtarët theksuan se ky punim ka hedhur dritë mbi çrregullimet mendore me të cilat mund të përballen astronautët që do të udhëtojnë në Mars.

Shkencëtari turk Dr. Umut Yıldız, i cili punon në NASA, në lidhje me projektin e udhëtimit në Mars tha se “shkuarja në Mars të paktën do të zgjasë 6 muaj”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit