2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shkaqet që pengojnë lumturinë

Më të lexuarat

Njerëzit e kërkojnë dhe pretendojnë se lumturia mund të arrihet kur njeriu është i pasur, ka autoritet, pozitë, famë etj.
Të gjithë e dimë nga jeta e përditëshme se lumturia e cila arrihet nga këta faktorë është shumë jetëshkurtër, shumë e zbehtë, shumë e tejdukshme dhe nuk meriton të quhet lumturi në kuptimin e fjalës.

Padyshim, ekzistojnë pengesa të shumta në rrugën drejt lumturisë, disa pengesa që mund të arrihet deri te lumturia janë:

1. Kufri (mosbesimi) ky është shkaku më i madh pengimit të lumturisë, përfundimi i cili do të jetë shumë i keq dhe me një pafatësi të përjetëshme. Këta njerëz do të jetë të palumtur me kuptimin e vërtetë të të palumturisë, dhe të tillët gjithmonë i shoqëron e keqja, zemërimi dhe ndihen të pavlerë

2. Veprimi i mëkateve
Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Robi kur të bën mëkate, në zemrën e tij vendoset një pikë e zezë, e nëse largohet dhe pendohet, i pastrohet zemra, nëse u kthehet mëkateve, i shtohen ngjyra e zezë, gjersa t’ia mbulon tërë zemrën”.
Mëkatet janë errësirë njëra mbi tjetrën, kurse zemra sëmuret dhe dobësohet nga shkaku i mëkateve dhe gabimeve. Ndodh që ajo të vdes tërësisht, e kur të vdes zemra, shkatërrimi është i pashmangshëm dhe humbja e patjetërsueshme. Mëkatet shkaktojnë mossuksesimn e diturisë, heqjen e rriskut, ngurtësinë e gjoksit, vështërsinë e gjërave, vdekjen e befasishme, pakësimin e jetës, ikjen e turpit, xhelozisë, sjelljes dhe moralit nga zemra. Ato largojnë dhuntitë, sjellin dëmet, asgjësojnë bereqetin e jetës si dhe e përballin njeriun me lloj lloj dënimesh në dynja e ahiret.

3. Zilia dhe xhelozia
Zila është dukuri e rrezikshme, madje edhe Allahu ka urdhërua që t’i largohemi të keqës dhe zilisë së ziliqarit.
“Ziliqari s’është kurrë i qetë, ai është zullumqari i vetëvetës. Sic edhe kanë thënë: “Sa mirë dhe sa e drejtë është zilia, fillon me pronarin e saj e pastaj e mbyt atë”.
Xhelozi e ziliqari jetojnë në zjarrin djegës të përhershëm derisa të mirat e tjetrit nga prona t’i largojnë.

4. Urrejtja ndaj të tjerëve
Thotë Allahu xhel-le shanehu në Kur’an: “Dhe mos lejo në zemrat tona farë urretjeje ndaj besimtarëve…” (El-Hashër: 10)
Allahu i përshkruan besimtarët se si luten dhe ia drejtojnë Atij fjalët e lartshënuara në lutje, ngase urrejtja është njëra nga pengesat e lumturisë.

5. Zemërimi i tepërt
Padyshim se edhe hidhërimi është njëra nga pengesat e lumturisë e të kënaqësisë. I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk është i fuqishëm ai i cili e mund dikë në mundje, por i fuqishëm është ai i cili përmbahet në hidhërim.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

6. Zullumi (padrejtësia)
Edhe padrejtësia është ushqim jo i shëndoshë dhe ka përfundim shumë të hidhur.

7. Frika nga dikush tjetër perveç Allahut
Frika nga dikush tjetër, e jo nga Allahu xhel-le shanehu shkakton fatkeqësi dhe poshtërim. Ibrahimi alejhi selam popullit të vet i deklaron: “Unë nuk u frikësohem atyre që ju ia bëni shok Atij” (El-En’am: 80).

8. Pesimizmi
Pesimizmi është pengesë e lumturisë dhe të shkakton ngarkesë psikike.
Pesimizmi të mbjellë ftohtësi dhe ngurtësi në shpirt si dhe të bënë të bllokuar para lëvizjes jetësore. Të ndal dhe të bën të palëvizshëm, të zhduk përparimin personal, ta vdes zemrën.
Njerëzit më të vrazhët, të zymtë, e të mërzitur janë ata që i ikën punës dhe nuk angazhohen me diçka.

9. Paragjykimet
Paragjykim është e kundërta e mendimit të mirë. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Largojuni nga paragjykimet se paragjykimet janë gënjeshtra të mëdha” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

10. Mendjemadhësia (arroganca)
Pejgamberi i Allahut, Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai në zemrën e të cilit do të ketë madje edhe një grimë të mendjemadhësisë”. Pastaj një njeri e pyeti: “Po nëse njeriu dëshiron të posedojë rroba dhe këpucë të bukura? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Me të vërtetë Allahu është i bukur dhe e don bukurinë, ndërsa mendjemadhësia është të refuzuarit e bukurisë dhe nënçmimi i njerëzve” (Transmeton Muslimi)
Njeriu që është mendjemadh, jeton vazhdimisht jetë të mjerë e të palumtur.

11. Zemra e cila është e lidhur me dikënd tjetër perveç Allahut.
Nga pengesat e lumturisë është edhe zemra e cila është e lidhur me dikend tjertër perveç Allahut, se të gjitha lidhjet mund të këputen dhe copëtohen përveç lidhjes së Allahut xheleshanehu, të gjitha dyert mbylllen përveç derës së Tij.

12 Droga
Disa gabimisht mendojnë se lumturia qëndron në konsuminin e drogave dhe në dehje, mirëpo më të vërtetë këto janë shkaktare të palumturisë, mjerimit, pikëllimit, humbjes së shpresave, vuajteve, shkatërrimit jo vetëm të individit por edhe të shoqërisë.

/Shkruar nga Blerta Shaqiri/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit