-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Holandë, hyn në fuqi ndalesa kundër burkës

Më të lexuarat

Sot në Holandë ka hyrë në fuqi ndalesa për të veshur në vende të caktuara mbulesa të plota të fytyrës, përfshirë burkën, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Mbulimi i fytyrës me pëlhurë, maskë ose helemetë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, transportin publik ose departamentet e qeverisë që nga dita e sotme ndalohet në Holandë, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ministria tha se personeli në vende të tilla ka të drejtë t’u kërkojë njerëzve që mbulojnë fytyrat e tyre që t’i shfaqin ato ose të largohen nga ambientet, dhe nëse nuk respektojnë kërkesën, atëherë policia mund të përfshihet dhe personi mund të përballet me gjobë.

Sipas mediave holandeze, shkelja e ndalesës mund të shkaktojë gjobë prej të paktën 150 eurove.

Ndalesa nuk përfshin personat që detyrohen të mbulojnë fytyrën për shkak të punës, personat që qëndrojnë në spital për kohë të gjatë dhe vizitorët e tyre dhe maskat që përdoren në aktivitete zbavitëse dhe kulturore.

Algemeen Dagblad, një e përditshme e shquar holandeze, raportoi të mërkurën se në bazë të Nenit 53 të Kodit Penal të Holandës, njerëzit që shqetësohen nga një grua e veshur me burka në vende të tilla do të kenë të drejtë të ndërhyjnë gojarisht ose fizikisht.

Ky ligj thekson se nëse njerëzit shohin një person që kryen një krim, ata kanë të drejtë të ndërhyjnë fizikisht.

Muslimanët e vendit kanë shprehur shqetësim për mundësinë që njerëzit të sfidojnë gratë e veshura me burka sipas Nenit 53 dhe u ankuan se gazeta po shndërron muslimanët në objektiv.

Gjithashtu, Amnesty International dhe Këshilli i Shtetit i Holandës kanë dalë kundër ndalesës, duke thënë se ajo kufizon lirinë fetare.

Ndërkohë, partia Nida në Holandë, e themeluar nga muslimanët, tha dy javë më parë se ajo do të paguajë gjobat me të cilat përballen gratë që zgjedhin të veshin burka.

Vlerësimet tregojnë se rreth 150 gra në Holandë aktualisht mbajnë burka./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit