SanDisk njihet për vendosjen e rekordeve. Përveç realizimit të një karte SD vitin e kaluar, e cila mund të regjistrojë video me rezolucion 4K në kohë reale, kompania shënoi një rekord të ri, duke krijuar e para kartën microSD me 128GB hapësirë.
SanDisk prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave 2015 pasardhësin e kartës microSD, me 220GB hapësirë. Versioni i ri i kartës microSD quhet Ultra microSDXC UHS-I.
Përveç sasisë së madhe të hapësirës, SanDisk ka sjellë edhe disa veçori të reja:
– Ruajtja e 20 orëve video Full HD
– Shpejtësi të transferimit me 90 MB/s
– Transferim të 1200 fotove në vetëm një minutë (bazuar tek transferimi 4.1GB i fotove me lexuesin USB 3.0)
– Është rezistente ndaj ujit, rrezeve X, magnetit dhe temperaturës.
Karta e re microSD me 200GB hapësirë do të hidhet në treg gjatë sezonit të pranverës. Kjo kartë do të kushtojë 400 dollarë.