-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sindroma efibromyalgjisë dhe reumatizmi

Më të lexuarat

Kjo dhimbje kronike muskulore-skeletore, e cila para viteve ’90 ngatërrohej me “reumatizmin psikogen”, “fibrozitin” ose “myelasthenin”, në sajë të studimeve intensive, të bëra nga Kolegji Amerikan I Reumatologjisë, njihet me emrin Syndroma e Fibromyalgjisë (FMS) – apo dhimbje muskulore e natës.

Nga Prim. Dr. Mair Iseini

Shpesh, në jetën e përditshme, na ndodh që një nga anëtarët e familjes, apo në shoqërinë ku punojmë, të shohim fytyra të përvuajtura nga dhimbje muskulore, të cilat u kanë prishur gjumin. Dhimbjet u shfaqen në vende të ndryshme të trupit, kryesisht natën, por që vazhdojnë edhe ditën. Kjo dhimbje kronike muskulore-skeletore, e cila para viteve ’90 ngatërrohej me “reumatizmin psikogen”, “fibrozitin” ose “myelasthenin”, në sajë të studimeve intensive, të bëra nga Kolegji Amerikan i Reumatologjisë, njihet me emrin Syndroma e Fibromyalgjisë (FMS) – apo dhimbje muskulore e natës. Prevalenca e kësaj sëmundjeje ndryshon nga një shtet në tjetrin, por merret gjithnjë relative, për shkak të mungesës së një diagnostikimi të saktë. Sot kemi vetëm një të dhënë për SHBA dhe Francën, që varion nga 2% …..në %. Ajo që mbetet pothuaj konstante është frekuenca 5-6 herë më e shpeshtë te femrat e moshës 50-60-vjeçare.

Pasojat e FMS në cilësinë e jetës së individit dhe funksionet jetësore janë të krahasueshme me artritin reumatoid. Më tepër se 30% e pacientëve me FMS janë të detyruar, me shumë sforco, të qëndrojnë në punë, madje 15% e tyre paguhen për invalidë të pjesshëm. Pjesë e kulturës qytetare duhet të jetë marrja e informacionit paraprak për FMS, për t’u drejtuar te specialistë përkatës. Ky është dhe qëllimi i këtij shkrimi, i cili ka si objektiv promovimin e masave, mjeteve apo orientimeve për parandalimin ose të paktën zbutjen e impaktit të kësaj sëmundjeje me pasoja sociale. Në skemën e mëposhtme mund të orientoheni për lokalizimin e këtyre pikave. Ndoshta do ta konsideronim gjysmën e së keqes problemin e dhimbjes muskulore-skeletore, siç është ajo që ka të bëjë me pozicionin e keq të qëndrimit; disfunksioni myofascial kronik. Personi që vuan nga FMS ankohet për prishje gjumi, ngrirje dhe ftohje të qafës dhe gjymtyrëve, dobësi trupore, sistem nervor të acaruar, çka e bën të gatshëm për t’u konfliktuar për shkaqe të pamotivuara, urinim i shpeshtë, që me analiza rezulton steril, kolit neurogen i shoqëruar me konstipacion ose diarre, rënie e dëshirës seksuale etj.

Depresioni nervor përshkruhet në 4% të pacientëve me FMS, nga 20% që ndeshet te të sëmurët e shtruar për shkaqe të tjera. Ankthi prek 51% të pacientëve me FMS, kurse ngacmimi i zorrës së trashë ndodh në 70% të tyre. Për sa i përket faktorit kauzal të kësaj sëmundjeje, kohët e fundit hipoteza më e pranueshme është predispozicioni gjenetik (trashëgimia). Këta individë trashëgojnë çrregullimin e funksioneve të neuroendokrinave, neurotransmetuesve dhe neurosensorëve. Pasojë e këtyre tre disfunksioneve janë shenjat klinike që shpjeguam më sipër. Ajo çka është më e rëndësishme për lexuesin ka të bëjë me zgjidhjen ose të paktën trajtimin e këtij problemi. Sot, shumica e shkencëtarëve mbështesin hipotezën që FMS gjenerohet nga sistemi nervor qendror (truri). Nisur nga fakti që kemi të bëjmë me një proces biopsiko-social të dëmtuar, është e lehtë të shpjegojmë përse aplikimi i metodave invazive me solucione hipertonike apo stimulacionet neuro-muskulare elektrike, jo vetëm që nuk kanë rezultat në qetësimin e dhimbjes, por influencojnë negativisht duke ulur pragun e dhimbjes.

KRITERET PËR TË KLASIFIKUAR SINDROMËN E FIBROMYALGJISË JANË:

Historiku i sëmundjes: Një dhembje muskulore-skeletore e përhapur që të shqetëson prej disa muajsh, së paku mbi tre muaj, e favorizuar nga infeksione kronike, një aksident i rëndë ose mbi bazën e një stresi të hershëm shumë të fuqishëm. Kontraktura muskulore të dhimbshme (të paktën në 11 pika të trupit nga 18 që janë gjithsej). Shenjë e njohjes së sëmundjes janë këto pika specifike në trup, të cilat dhembin kur t’i prekim. Një shtypje me gisht në këto pika provokon dhimbje të fortë (e matur me algometër është 4 kg). Me gjuhën e specialistit këto pika quhen tender points (TePs).

NDIHMOJNË USHTRIMET FIZIKE DHE PUSHIMI

Së bashku me pushim, dhimbjet, dhe atë për 40%, i zvogëlojnë ushtrimet e rregullta fizike, tregojnë hulumtimet. Është me rëndësi edhe të flihet mjaft, të konsumohen drithëra, ushqim i pasur me vitamina dhe minerale, si dhe shmangia nga alkooli, cigaret dhe kafeina. Për personat e prekur nga kjo sëmundje rëndësi të veçantë ka magnezi, sepse mungesa e tij pamundëson shfrytëzimin e oksigjenit në trup, gjë që shkakton lodhje dhe depresion.

BANJË E NGROHTË PËR GJUMË MË TË MIRË

Njerëzit që vuajnë nga fibromialgjia shpesh zgjohen të lodhur nga gjumi, edhe pse flenë 7-8 orë, e ngërçet e këmbëve dhe sindroma e këmbëve jo të qeta ua pengojnë gjumin. Gjumit më të mirë si dhe zbutjes së dhimbjeve, si dhe shtangies se muskujve, i kontribuon banja e ngrohtë, sauna ose dushi i shpeshtë. Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar se si lagështia dhe nxehtësia e ulin sasinë e endorfinës ose hormonit të stresit. Do të theksonim që trajtimi i FMS duhet të përfshijë një qasje multidisiplinore, duke përfshirë kombinimin e trajtimeve me medikamente (tramadol, antidepresivë, triciklikët, si amitriptilina, ketamina, antiepileptikët, etj.), me ato jofarmakologjike, në bazë të të cilave qëndron trajtimi relaksues, rehabilitues, si fizioterapia dhe trajtimi psikologjik. Me këtë rast do të dëshironim të bënim me dije lexuesin që leximi me vëmendje i këtij materiali shkencor do ta ndihmojë të mos bjerë viktimë e masazhistëve apo pseudodoktorëve popullorë, të cilët janë të shumtë, sa dhe janë jashtë kontrollit të Urdhrit të Mjekut. Këshilla e parë që vjen për të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma është: nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm në enë plastike ose prej druri. Madje, mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Në këtë rast, sapo të keni pirë as gjysmën e gotës, dhimbjet kanë tendencë për të pushuar. Kompresa në vendin e dhimbjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që e ndalon dhimbjen. Por, për reumatizëm afatgjatë mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore, si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm. Gjithashtu, dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, e ato janë Vitamina C dhe A.

SËMUNDJA

Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundje e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit, që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierja e bimëve, që tregtohet, është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.

SHKAQET

Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët. Ata pohojnë se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat. Kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërkaq, ndër shkaqet e përgjithshme specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu, klima e ftohtë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

KËSHILLAT

Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën në pjesën ku ke dhimbje para se të vësh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë, në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi i ftohti, atëherë kompresa duhet të hiqet se në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshtë apo të pambuktë dy apo trefish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizë kompresa. – Bëni dy herë në javë ushtrime gjimnastikore, – Merrni herë pas here (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë, – Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta, – Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe të pasdites, – Pini sa më shumë çaj me bimë jeshile, – Përdorni ujë mineral, – Hani sa më shumë fruta me Vitaminë C dhe A, – Sa herë që ndiheni të lodhur, përdorni paracetamol ose medikamente me përmbajtje paracetamole. A

NALGJETIKËT, ILAÇET QË KUROJNË SËMUNDJEN

Analgjetikët janë ilaçe që lehtësojnë dhimbjen pa e ulur inflamacionin. Ato janë shumë efektive në uljen e dhimbjeve të lehta dhe jo shumë të forta, të ngjashme me atë të dhimbjes së kokës ose të dhëmbit. Ato nuk kanë efekte anësore si ilaçet e tjera. Analgjetikët shpejt japin efekt, zakonisht brenda një ore. Çlirimi nga dhimbja zgjat zakonisht nga 4 deri në 8 orë. Këto ilaçe funksionojnë duke penguar dërgimin e sinjaleve të dhimbjes në tru ose duke penguar vetë trurin që të marrë sinjale. Acetaminopheni është përbërësi aktiv që ndodhet tek analgjetikët më të përdorur, përfshi ato që nuk kanë aspirinë në përbërjen e tyre si: Anacin, Execedrin dhe Tylenol.

SPORTI

Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, u bëjmë mirë kockave, edhe atë jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje, kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetës reumatizmin. Jo pak, por tridhjetë ditë në vit, mjekët rekomandojnë plazh për të gjithë personat që kanë probleme me reumatizmin. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që ato të shtrihen në rërën e plazhit në mëngjes dhe në darkë. Ndërkohë, përdorimi i bimëve jeshile është shumë i këshillueshëm. Ato duhet të zihen për rreth 20 minuta dhe më pas pihen për të lehtësuar dhimbjet reumatizmale. Çaji duhet të zihet në një enë porcelani dhe jo metalike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit