3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përdorimi i shumtë i teknologjisë, arsyeja kryesore e shkaktimit të rrudhave

Më të lexuarat

Kohët e fundit ka arritur majat teknologjia e telefonave që në një mënyrë apo në një tjetër ka dhe një ndikim të dukshëm përsa i përket shëndeti tonë. Hapat e shpejtë më të cilët ajo është zgjeruar ka bërë që tashmë të gjithë ta kenë të vështirë të heqin dorë prej saj. Por prania e saj është arsyeja kryesore e shkaktimit të rrudhave të padëshiruara në pjesën e qafës, e ndaj, gjatë kohëve të fundit gjithmonë e më shumë persona po i drejtohen asaj që njihet si “tech neck”, e cila është trendi i fundit i produkteve kozmetike, i cili ka si qëllim eliminimin e rrudhave dhe bonifikimin e qafës në të njëjtën kohë.
Doktori Preema Vig deklaron: “Duke jetuar në një epokë teknologjike ku thuajse 100% e pacientëve posedojnë një smartfon, një iPad apo një kompjuter e laptop, kemi vënë re një rritje të ndërhyrjeve “teck neck”.
Përdorimi i përditshëm i kompjuterit çon në formiin e rrudhave në fytyrë. Sipas doktorit mbajtja e qafës në mënyrë të vazhdueshme të ulur gjatë ditës, për periudha të gjata kohore, mund të çojë në plakjen e parakohshme të lëkurës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit