-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Shtetet që mbajnë leksione të tjerëve nuk arritën të japin provimin mbi humanizmin”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se shtetet e zhvilluara që i mbajnë leksione të tjerëve për të drejtat e njeriut nuk arritën të japin provimin kryesor të humanizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan në konferencën e shtypit që e mbajti gjatë samitit të G20 në qytetin Osaka të Japonisë, tha se terrorizmi është armik i gjithë njerëzimit dhe vlerave njerëzore, prandaj, të gjitha vendet duhet ta quajnë këtë të keqe me emrin e duhur.

Presidenti turk foli edhe për refugjatët sirianë të cilëve shteti i tyre u ofron ndihmë. “Bashkësia ndërkombëtare doemos duhet të ndajë barrën e krizës së refugjatëve me qëllim që Turqia të vazhdojë ndihmën dhe shërbimet e saj”, shtoi Erdogan.

Erdogan përmendi se tërë njerëzimi do të paguajë shtrenjtë llogarinë për shkak të mbrojtjes së puçistëve që e rrezikojnë demokracinë.

“Tërë njerëzimi do të paguajë çmim të lartë për mbrojtjen e puçistëve që e rrezikojnë demokracinë, nën arsyetimin e “azilantëve politikë”, theksoi presidenti turk.

Presidenti turk u përqendrua edhe në strukturën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke theksuar nevojën e ndryshimeve të saj.

“Nuk është në rregull që një strukturë e tillë, e vendosur në kushte të Luftës së Dytë Botërore, të vazhdojë përgjithmonë”, theksoi presidenti turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit