4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Serbëve në veri iu kërkohet të mos blejnë ushqime nga shqiptarët (DOKUMENT)

Më të lexuarat

Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës

Në këtë pjesë të vendit po planifikohet inskenimin i mungesës së produkteve ushqimore.

Krej kjo po ndodh pak para Vidovdanit, më 28 qershor me qëllimin që të shfaqet gjendje e rëndë e serbëve.

Se po bëhet gati një skenar i tillë e tregon edhe një dokument të cilin e ka siguruar Klan Kosova e që mban emrin e të ashtuquajturës “Shoqata e Afaristëve të Kosovës dhe Metohisë”.

Në të i bëhet thirrje qytetarëve në veri që pavarësisht mungesës së produkteve të mos i sigurojnë ato nga shqiptarët.

Në shenjë proteste për taksën e cila po aplikohet si  dhe në pamundësi të importimit të mallrave serbe në territorin e Kosovës, i bëjmë thirrje të gjithë afaristëve që që për asnjë çmim të mos marrin mallra nga pjesa jugore e krahinës (nga shqiptarët) dhe kësisoj të dëshmojmë bashkimin dhe unitetin tonë me përshëndetjen “Nga këtu nuk ka kthim prapa”, theksohet në dokument.

.

Klan Kosova ka raportuar mbrëmë për skenaret e Beogradit për “krizën humanitare” në Veri.

Ndërkohë që Oda e Afarizmit të Kosovës është shfaqur e shqetësuar me rastin e këtij dokumentit të zbuluar i cili po qarkullon në komunat veriore nga dita e martë, ku bëhet apel tek qytetarët që përkundër mungesave pothuajse të të gjithë artikujve, për asnjë çmim të mos blejnë mallra nga shqiptarët.

OAK i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin masa ndaj këtyre veprimeve të cilat po dëmtojnë vendin dhe qytetarët e saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit