Ndoshta nuk keni nivelin e Kylie ende, por ju keni të paktën një llogari në mediat sociale, apo jo? Kështu që mund ta ktheni praninë tuaj në internet në një karrierë fitimprurëse (disa influencers arrijnë të fitojnë rreth 1 milionë dollarë në vit!). Patjetër që kërkon më shumë punë se sa thjesht të hedhësh një foto të bukur me filtër, por me pak udhëzime dhe kreativitet mund të mësosh të bësh gjëra të bukura.
Hapi 1: Ndërtoni markën tuaj
Zgjidh një niche
Filloni duke pyetur veten, Çfarë më pëlqen të bëj dhe mund të dokumentohet në mënyra të reja? Për shembull, Julie Dastine (64,000 ndjekës, @ JayHairBigga) është një hairstylist që ndan punën e saj në Instagram. “Pothuajse të gjithë klientët e mi dëgjojnë për mua nëpërmjet mediave sociale”, thotë ajo. Fokusi i saj në flokët natyrale është çelësi. “Influencers më të suksesshëm posedojnë një kategori specifike,” thotë Amber Venz Box (90,000 ndjekës, @ VenzEdits), presidente dhe bashkëthemeluese e rrjetit influencues dhe platformës RewardStyle. Për shembull, nëse doni kokteje, shkruani për pijet e uiskit vs vetëm miksologji.
Përdorni ato që keni
Nuk ka nevojë për të hapur llogari të reja. Vetëm pastroni Instagram, YouTube, Pinterest, Facebook dhe / ose Twitter duke fshirë postimet e vjetra që nuk shkojnë me misionin tuaj të ri. Vendosni emrin tuaj të plotë ose emrin e markës suaj të re, që do të zgjidhni për një përfaqësim të llogarisë. Pastaj shkruani bion tuaj me fjalë të qarta në lidhje me sipërmarrjen tuaj të re.
Bëjeni atë legjitime
Përdorni opsionin e Settings në Instagram për të kaluar llogarinë tuaj në “profili biznesi” falas, thotë Ernest James, themelues dhe CEO i agjencisë influencuese Noire Management. Kjo ju jep mundësinë të monitoroni ecurinë e postimeve tuaja. Mirë është që të keni edhe një faqe tuajën. Mendojeni atë si një sistem rezervë. “Askush nuk zotëron llogaritë e tyre të mediave sociale, prandaj është një ide e keqe t’i bashkëngjitni të gjithë biznesin tuaj aty,” thotë Hennessy.
Hapi 2: Rrisni ndjekësit tuaj
Postoni në mënyrë të zgjuar
Ndani gjërat që aktualisht përfaqësojnë markën tuaj. Kjo mund të nënkuptojë të vendosni një ngjyrë të caktuar ose vetëm disa foto të veçanta. Shkruani përshkrime që përshtaten me personalitetin tuaj.
Skeduloni postimet tuaja
Jini konsistent me postimet tuaja, thotë James. Në Instagram, Twitter, Facebook, ose Pinterest, ndani të paktën një deri në tre herë në ditë. Në YouTube, ngarkoni rreth tre video në javë në të njëjtën orë çdo javë.
Vendosni Hashtags
Shkruani 10 ose më shumë hashtags relevante që do ta bëjnë më të lehtë që njerëzit t’ju zbulojnë. Listoni ato në komentin e parë. Ju gjithashtu mund të vendosni hashtage që krijoni vetë që njerëzit mund të ndjekin ose përdorin gjithashtu. Për shembull, Molly Yeh (294,000 ndjekës, @ MollyYeh) shpesh shton #GirlMeetsFarm në postimet e saj.
Rrisni angazhimin
Rrjetëzohuni me të gjithë yjet në industrinë tuaj. “Por kurrë mos u dërgoni mesazhe”, thotë James. Përkundrazi, ndiqini ata dhe lini komente. Nëse ata i bëjnë repost fotove tuaja, ndjkësit e tyre mund t’ju gjejnë.
Hapi 3: Kaloni në zonën e nxehtë
Bëni para nga linqet që bashkangjisni
Vetëm dikush që ka një llogari mund të fitojë para me linqet e ndryshme, URL specifike për produktet që mund të promovoni. Filloni duke krijuar një llogari falas në rrjetin kolektiv Shop-Style, pastaj ndiqni udhëzimet e faqes për të vendosur linqe shoqëruese.Vendosni një link në bion tuaj dhe shoqëroheni me një përshkrim dhe sa herë që dikush klikon mbi të, marka që po reklamoni do ju paguajë një përqindje. Pasi të keni gjetur sukses dhe të ndërtoni audiencën tuaj, aplikoni për të qenë një anëtar i ndonjë marke të caktuar.
Punoni me Markat
Pasi të keni shkuar në 5.000 ndjekës, kërkoni për marka të tjera për të sponsorizuar postimet tuaja. Bëni një listë të kompanive që ju pëlqejnë ose që prodhojnë produktet që tashmë i përdorni dhe shikoni faqet e internetit të tyre për të gjetur një drejtor marketingu. “Nëntë nga 10 prej tyre në marketing kontrollojnë buxhetin”, thotë Kéla Walker (68,000 ndjekës, @KelaWalker), një producente dhe influencuese stili. “Bëni punën për ta, kështu që e vetmja gjë që duhet të bëjnë është t’ju bëjnë gati një çek.” Shkruani, e dua këtë produkt dhe e përdor tashmë. Dua të krijoj përmbajtje me ju si sponsor. Këtu janë disa ide. Shtroni statistikat tuaja, duke përfshirë numrat e angazhimit dhe numrat e ndjekësve. Çmimet ndryshojnë sipas followers-ve që keni.