-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Informonte grabitësit për paratë, identifikohet i arrestuari

Më të lexuarat

Një tjetër person është shoqëruar sot në lidhje me grabitjen e parave në aeroportin e  Rinasit pasditen e 9 prillit, ku mbeti i vrarë, Admir Murataj, i konsideruar si koka e e grupit.

Burime nga Krimet e Rënda i thanë gazetares së “BalkanWeb”, Klodiana Lala se i shoqëruar është shtetasi Hasan Kanaçi. Ai  merrej me ngarkimin e valixheve në avion. Ky shtetas dyshohet të këtë furnizuar me informacion bandën e grabitjes. Të njëjtat burime shtuan se dyshohen të jenë përfshirë në supergrabitje edhe persona të tjerë.

48-vjecari u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së premtes, në banesën e tij, brenda së cilës u gjetën kartmonedha të prerjeve të ndryshme në paund, dollarë dhe euro. Shuma përllogaritet në mbi 100 mijë euro, që dyshohet të jetë pjesë e parave të grabitura në barkun e avionit që do të fluturonte nga Tirana drejt Vjenës.

Gjithashtu Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme  monetare.


“Tiranë Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019 ku u vodhën me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë. Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit: • H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Grabitja Ne Rinas, Hasan Kanaçi

Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”-njofton policia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit