-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Microsofti fshin bazën e madhe të të dhënave për njohjen e fytyrës

Më të lexuarat

Kompania Microsoft e ka fshirë një bazë të madhe të të dhënave e cila i përmbante 10 milionë foto të përdorura për “trajnimin” e sistemit për njohjen e fytyrës, raportoi Financial Times.

Baza e të dhënave ekziston që nga viti 2016 dhe është bërë nga fotot online të 100,000 personave të njohur. Mendohet se ajo është përdorur për ta “trajnuar” sistemin për identifikimin e personave, të cilin e përdorin policia dhe ushtria.

Ky hap i Microsoftit pasoi pasi që kompania u bëri thirrje politikanëve amerikanë t’i rregullojnë më mirë sistemet e njohjes së fytyrës.

Microsofti kohët e fundit e hodhi poshtë një kërkesë nga policia kaliforniane e cila donte ta përdorte sistemin e njohjes së fytyrës për kamerat e saj të cilat i bartin policët, si dhe për automobilët. Baza masive e të dhënave MSCaleb përmbante fotografi të personave të njohur që gjendeshin në internet, si gazetarët, artistët, muzikantët, aktivistët, politikanët, shkrimtarët dhe studiuesit.

Edhe pse baza e të dhënave nuk është më e disponueshme përmes Microsoftit, atë mund ta përdorin ata që kishin arritur ta merrnin një kopje./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit