Qendra Dar-ul-Kur’an dhe Sunnet në Rripin e Gazës ka shpërndarë 50.000 kopje të Kur’anit dhe 75.000 kopje të të tri xhyzave të fundit të Kur’anit të Shenjtë në mesin e Instituteve Kur’anore dhe qendrave shkencore dhe akademike të rajonit.
Sipas faqes paltimes website, kopjet e Librit Hyjnor janë shpërndarë në një ceremoni më 15 shkurt 2015.
Instituti për Përkrahjen e Mus’hafit në Bahrein, gjithashtu, bashkëpunoi në këtë plan.
Ceremonia u ndoq nga Abdul Rahman Al-Xheamal, kreu i Qendrës Kur’anore dhe një numër i aktivistëve palestinezë të Kur’anit.
Duke folur në ceremoninë e hapjes, Abdul Rahman Al-Xhamal theksoi domosdoshmërinë e mësimdhënies të parimeve Kur’anore për të rinjtë dhe të pasojnë traditën e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) në përhapjen e Islamit dhe të mësimeve Islame.
Ministria Palestineze për Çështjet Fetare, Shoqata e Dijetarëve Palestinezë Muslimanë, Qendra Dar-ul-Kitab dhe Sunnet, Shoqata Bamirëse Bin Baz në Gaza dhe Institucionet Sociale, shkollat dhe universitetet në Rripin e Gazës ka marrë kopjet Kur’anore.