1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Djathistët radikalë gjatë iftarit në qendër të Kopenhagës dogjën Kur’anin

Më të lexuarat

Të djathtët radikalë protestuan mbrëmë kundër organizimit të iftarit në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, dhe me këtë rast dogjën Kur’anin duke brohoritur slogane islamofobe dhe ksenofobike.

Në sheshin e qytetit në Kopenhagë edhe këtë vit u mbajt iftari tradicional ku u mblodhën një numër i madh besimtarësh. Në shesh u mblodh edhe një grup i radikalëve të krahut të djathtë të udhëhequr nga Rasmus Paludan, kreu i Partisë Stream Kurs.

Të djathtët dogjën Kur’anin në shesh dhe në ballkonin e një hoteli vendosën flamurin me mesazhin “Evropa është e jona”. Policia daneze hoqi pankartat dhe largoi grupin radikal nga sheshi.

Ndërkohë një grup danezësh në shenjë solidariteti me muslimanët e mbledhur për iftar, me jelekë të verdhë qëndruan pranë sheshit deri në fund të iftarit. Rreth 2.000 besimtarë u mblodhën në iftar ndërsa policia ndërmori masa të shtuara të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, në xhaminë Fatih në Hedehusen, mbrëmë shpërtheu një zjarr. Xhamia ndodhet 35 kilometra nga qendra e Kopenhagës. Xhamia u ndërtua nga Diyaneti turk 6 vjet më parë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarrfikësit arritën të parandalonin përhapjen e flakëve.

Ambasadori i Turqisë në Kopenhagë, Ugur Kenan Ipek, tha se nuk kishte viktima në zjarr dhe se janë shkaktuar dëme materiale. Kanë nisur hetimet rreth zjarrit, ndërkaq ambasadori Ipek tha se është e nevojshme të merren të gjitha masat parandaluese.

“Ne nuk presim që autoritetet të mbrojnë vetëm pjesëtarët e komunitetit turk, por të mbrojnë të gjithë muslimanët nga sulmet e mundshme. Ata na thanë se donin të bashkëpunonin me ne”, tha Ipek.

Një anëtar i Bordit të xhamisë Fatih, Turan Akbulat, tha se policisë i kanë dorëzuar të gjitha filmimet e kamerave të sigurisë dhe se hetimet për shkaqet e zjarrit janë në vijim.

Ai tha se xhamia ishte dëmtuar në masë më të madhe dhe për shkak të kësaj nuk është në gjendje të falet namazi i Bajramit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit