1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kongresisti amerikan për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve: Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit, serbët e ndyrë

Më të lexuarat

Kongresisti amerikan, Tim Burchett, përmes një shkrimi në Twitter, me 30 prill, kishte thënë se ka takuar ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për krimet serbe gjatë luftës së fundit.

“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata”, ka thënë kongresisti.

Kjo ka bërë që të reagojnë serbët, duke i komentuar vazhdimisht kongresistit Burchett në Twitter.

Po ashtu edhe mediet serbe kanë reaguar me shkrime për kongresistin republikan.

Gazeta beogradase Blic, ka shkruar se kongresisti amerikan ka folur për ato çfarë, Jahjaga i ka thënë atij për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Kongresisti, ka bërë edhe një video-xhirim që po ashtu e ka hedhur në Twitter, ku ka folur për takimin me Jahjagen, të cilën ai e ka lavdëruar.

“Jahjaga më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë guxim. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, ka thënë Tim Burchett./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit