2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kuds, mbi 400 mijë besimtarë falën namazin e Natës së Kadrit në Al-Aksa

Më të lexuarat

Mbi 400.000 muslimanë, shënuan mbrëmë në kompleksin Al-Aksa në Kuds, njërën nga netët më të rëndësishme në kalendarin islamik, natën e Lejletu-l-Kadr, që është nata më e përzgjedhur e vitit.

Kudsi Lindor në të cilin ndodhet xhamia Al-Aksa, është Kibla (orientimi) e parë nga e cila janë drejtuar muslimanët gjatë lutjeve. Përveç kësaj, qyteti është vendndodhja e vendeve më të rëndësishme të shenjta për të krishterët dhe hebrenjtë.

Përkundër ndalesave, presionit dhe masave të sigurisë së forcave izraelite, qindra mijëra muslimanë palestinezë erdhën në Al-Aksa për të shënuar natën më të mrekullueshme të vitit, natën që është më e vlefshme se një mijë muaj.

Policia izraelite mbylli rrugët pranë qytetit të vjetër, ku nuk lejonte të kalojë asnjë automjet, përveç autobusëve që vinin nga e gjithë zona e Bregut Perëndimor.

Qindra mijëra muslimanë, mbrëmë u lutën për unitet të muslimanëve dhe vënie fund të luftërave në vendet muslimane.

Në bazë të të dhënave të Zyrës për Vakëfe të Kudsit, mbi 400.000 besimtarë kanë qenë të pranishëm në kompleksin Al-Aksa. Namazi dhe lutjet zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.

Në vitin 2000, autoritetet izraelite filluan ndërtimin e një muri ndarjeje në kufirin midis Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor, projekt të cilin e justifikojnë me “nevojën e sigurisë për të parandaluar sulmet mbi vendbanimet izraelite”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit