1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Turqia dhe India partnerë dhe lojtarë të mëdhenj në çështjet globale”

Më të lexuarat

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Indi të publikuara në 23 maj, shfaqën një fitore të thellë për Partinë Bhartiya Janata (BJP) dhe një mandat të dytë për kryeministrin Narendra Modi.

Procesi maratonë i votimit i gjatë mbi pesë javë filloi më 11 prill. Zgjedhjet e përgjithshme në Indi paraqesin një aktivitet gjigant dhe ushtrimi më i madh i demokracisë në botë.

Në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA), ambasadori i Indisë në Turqi, Sanjay Bhattacharyya, foli për aspekte të ndryshme të demokracisë indiane. Ai gjithashtu foli edhe për prioritetet e qeverisë së re dhe përforcimin e marrëdhënieve me Turqisë për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.

Duke folur për procesin zgjedhor, Ambasadori Sanjay Bhattacharyya tha se zgjedhjet në Indi janë festivali më i madh i demokracisë në botë, ku marrin pjesë mbi 900 milionë votues. Edhe pse ka zona elektorale me më shumë se dy milionë votues, Bhattacharyya theksoi se rezultatet shpallen brenda ditës për shkak të Makinave Elektronike të Votimit (EVM).

– “Statusi i Gandhit si Babai i Kombit mbetet i paprekur”

Ambasadori indian u pyet edhe për fushatën parazgjedhore e cila herë pas here ishte e tensionuar, ku u shpreh se është e natyrshme që në zgjedhje të luftohet fort nga kandidatët. Megjithatë, Bhattacharyya tha se në fund gjithkush e pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe fillon punën për një axhendë të përbashkët.

I pyetur për besueshmërinë e EVM-së dhe të makinave të votimit, ambasadori tha se makinat janë të sigurta, duke sqaruar se ato nuk janë të lidhura me internet.

Bhattacharyya u pyet për të komentuar edhe numrin në rritje të kandidatëve në zgjedhje që janë të përfshirë në krime, për çka tha se edhe qeveria edhe shoqëria civile kanë punuar për të minimizuar këtë dukuri përmes ligjeve restriktive.

Megjithëse fitore shënuan edhe kandidatë të caktuar që sulmonin ikonën indiane të lirisë, Mahatma Gandhi, ambasadori Bhattacharyya tha se statusi i Gandhit si Babai i Kombit dhe udhërrëfyes moral mbetet i paprekur.

– “Kryeministri Modi bindshëm ka fituar zgjedhjet”

Ambasadori indian gjithashtu foli edhe për daljen e ulët të regjistruar në provincën Xhamu dhe Kashmir (19,04 për qind), duke u shprehur se kjo zonë ka qenë subjekt i sulmeve terroriste ndërkufitare nga Pakistani, por theksoi se të gjitha partitë më të mëdha politike morën pjesë në zgjedhje.

Bhattacharyya komentoi edhe përfaqësimin e ulët të pakicës muslimane në Parlament, ku tha se India është një shtet shekullar dhe se sipas Kushtetutës, të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta të barabarta.

I pyetur për prioritetet e qeverisë së re pas zgjedhjeve, ambasadori indian thotë se “kryeministri Modi bindshëm i ka fituar zgjedhjet për shkak të suksesit në qeverisje, zhvillim dhe siguri. Këto do të jenë prioritetet e qeverisë së re”.

Duke folur për sfidat në frontin diplomatik, Bhattacharyya tha se “Axhenda diplomatike e Indisë do të vazhdojë të fokusohet në avancimin e autonomisë strategjike.”

Ai gjithashtu tha se terrorizmi ndërkufitar nga Pakistani ndikon në Indi dhe në vendet tjera të rajonit, por theksoi se India do të punojë me komunitetin ndërkombëtar për këtë çështje.

– “India dhe Turqia kanë potencial për të përshpejtuar angazhimin ekonomik”

Ambasadori indian u pyet edhe për pritshmërinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Indisë dhe Turqisë gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Narendra Modi, ku tha se gjatë viteve të kaluara janë ndërmarrë masa konkrete për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Kryeministri Modi dhe presidenti Erdoğan kanë një mirëkuptim të shkëlqyer. Ata do të vazhdojnë vizitat kthyese në mandatin e dytë. Në të kaluarën, ata takoheshin shpesh dhe zhvilluan disa biseda telefonike”, tha Bhattacharyya, duke shtuar se që të dy liderët kanë fituar mandate të fuqishme.

“Marrëdhëniet tona në rritje e sipër do të na shndërrojnë në partnerë të natyrshëm në shekullin e 21-të dhe lojtarë të mëdhenj në çështjet rajonale dhe globale”, theksoi ai.

Ambasadori indian tha se vendi i tij dhe Turqia kanë potencial për të përshpejtuar angazhimin ekonomik me qëllim të përfitimit të dyanshëm, si në raport dypalësh, ashtu edhe me shtetet tjera. Ai shtoi se të dy vendet përballen me sfida të ngjashme të terrorizmit ndërkufitar dhe se kanë përgjegjësi për të “sulmuar në rrënjët e sponsorëve të terrorizmit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit