1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Si u krijua Galatasaray nga djali i Sami Frashërit (FOTO)

Më të lexuarat

Ndër themeluesit e klubit të futbollit Gallatasaraj të Stambollit kanë qënë dhe një mysliman nga Frashëri, dy ortodoksë pravosllavë nga Vasojevici dhe një ortodoks ekzarkist, i konsideruar bullgar nga Maqedonia.

Presidenti i Klubit të Futbollit Gallasaray pat deklaruar para disa kohësh, në Beograd, se kanë qënë dhe futbollistë serbë Milo dhe Pavle Bakic, që kanë marrë pjesë në krijimin e klubit të parë të Turqisë në vitin 1905, e Milon e vlerësojnë në Turqi si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Vëllezërve Bakic u është kushtuar një pllakë përkujtimore në të cilin ata cilësohen “nxënës malazez” të liceut të kryeqytetit Osman. Në njoftimin që gazeta “Dita” jepte para disa ditësh saktësohet se Bakicët nuk qenë serbë, por ishin pikërisht nga fisi Vasojevic në Mal të Zi.

Një saktësim ky me shumë interes përsa i takon përkatësisë etnike të vëllezërve Bakic mbi të cilët qëndron një mjegull mjaft e dendur që ka nevojë për sqarime të mëtejshme. Sqarimi saj siç d ta shohim, nuk është detyrë fort e lehtë. Më 1905, me shqiptarin Ali Sami Jen në krye, bashkë dhe me bullgarin Boris Nukollov nga Maqedonia dhe 12 shokë të tjerë, këta dy futbollistë nga Vasojevici themeluan klubin e futbollit të mirënjohur të Gallatasarajit.

Ali Samiu, djali i Sami Frashërit tonë të mirënjohur ka qënë dhe presidenti i parë i klubit dhe kryetar i Komitetit Olimpik Turk./NS/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit