0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Më të lexuarat

Një dorëshkrim i lashtë i Kur’anit i paraqitur në veri të Turqisë po tërheq më shumë vëmendje dhe vizitorë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Kur’ani, i shkruar në vitin 1191 për shkollat teologjike në rajonin e Anadollit të Turqisë, është i paraqitur në Muzeun Tokat në provincën veriore me të njëjtin emër. Mendohet të jetë i vetmi dorëshkrimi i Kur’anit i mbijetuar nga ajo kohë.

“Si një objekt i shkruar me dorë, është një model historik shumë i rëndësishëm i Anadollit. Asnjë muze tjetër në Turqi nuk ka një artefakt të këtillë”, tha për AA, Hayati Gönültaş, zv/drejtor i muzeut.

Duke e quajtur Kur’anin 800-vjeçar “thesar të çmuar të kurorës së muzeut”, Gönültaş i ftoi të gjithë në këtë muze për ta parë këtë artefakt./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit