5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Afganistan: Arrin në 90 numri i të vdekurve nga ortekët e borës

Më të lexuarat

Nga ortekët e rëna në 4 rajone të qytetit numri i të vdekurve ka aritur në 90, ndërsa numëri i të plagosurve në 28 persona. Ndërkohë 15 persona të tjerë ndodhen akoma nën ortekë.
 
Si pasojë e disa ortekëve në qytetin Pencshir në verilindje të Afganistanit numri i të vdekurve arrin në 90 persona raporton (AA).
 
Prefekti i qytetit Pencshir, Abdul Rahman Kabiri, në një deklaratë pët gazetarin e AA tha se nga ortekët e rëna në 4 rajone të qytetit numri i të vdekurve ka aritur në 90, ndërsa numëri i të plagosurve në 28 persona. Ndërkohë 15 persona të tjerë ndodhen akoma nën ortekë.
 
Kabiri i cili ka shprehur se nga ortekët në rajonet Perjan, Heseji Evel, Dare dhe në qendër të qytetit janë dëmtuar afërsisht 100 shtëpi, 2 shkolla dhe tre xhami, dhe se deri tani janë shpëtuar 9 persona.
 
Kabiri ka theksuar gjithashtu se të gjitha rrugët në qytet janë të bllokuara dhe se është e pa-mundur dërgimi i ndihmave.
 
Dhjetëra persona humbin jetën si pasojë e ortekëve të ndodhura çdo vit në rajonet e Afganistanit qendror dhe në ato veriore./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit