2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjykimet për hyrjen e muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

Nuk ka dyshim se bashkimi i muslimanëve në nisjen e agjërimit dhe ditën e fitrit (Fitër Bajram) është diçka e mirë dhe e dashur për shpirtrat dhe kërkohet edhe me sheriat (ligjin e Allahut) aq sa është e mundur. Por, nuk ka rrugë për këtë vetëm se me këto dy çështje:

Ta hedhin poshtë të gjithë dijetarët e muslimanëve të mbështeturit në llogaritjet (astronomike), ashtu siç nuk i ka marrë për bazë këto i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe gjithë selefët (të parët tanë të mirë) të Ummetit dhe të punohet me anë të shikimit (të hënës) dhe plotësimit të numrit të ditëve të muajit (30 ditë, kur nuk shikohet hëna), ashtu siç e ka sqaruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem;

Të vendosin duke u mbështetur në shikimin e hënës në çdo vend islam, që punojnë sipas sheriatit të Allahut dhe që kapen fort pas dispozitave të tij. Sa herë që provohet tek ta shikimi i hënës me dëshmi sheriatike për hyrjen apo daljen e hënës, e pasojnë këtë, si dhe duke vepruar sipas thënies së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Agjëroni me shikimin e saj (hënës së re) dhe ndërpriteni agjërimin (në fund të muajit) kur ta shihni atë (hënën e re). Nëse u është fshehur (pra nuk e shihni), atëherë plotësoni ditët (ditën e tridhjetë të muajit Sha’ban).” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]
[Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë. Në “Mexhmu El-Fetava”, 15-75]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit