8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Këshilla mjekësore në Ramazan

Më të lexuarat

AGJËRIMI I MUAJIT TË RAMAZANIT

Agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit ka përfitime të mëdha shëndetësore në trupin e njeriut, por sjellja e disa agjëruesve duke ndjekur metodat e gabuara kur të hahet iftari dhe syfyri i humbin përfitimet e saj, kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e tjera. Prandaj, disa agjërues janë mësuar me dietë të shëndetshme gjatë Ramazanit. Në këtë artikull do të japim këshilla më të rëndësishme mjekësore në Ramazan për ata që vuajnë nga disa sëmundje dhe për ata që duan një iftar të shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit.

KËSHILLA PËR NJË IFTAR TË SHËNDETSHËM

Hani tri hurma para fillimit të ngënies në iftar, për të shmangur mungesën e nivelit të sheqerit në gjak dhe më pas pini një gotë ujë ose qumësht para se të hani;
Filloni iftarin duke konsumuar supë të nxehtë, sepse zbut stomakun, lehtëson ndjenjën e kontraktimit dhe më pas merr sallatën dhe hani ushqimin kryesor me një sasi mesatare;
Shumëllojshmëria e ushqimieve në iftar dhe shtimi i ushqimeve të tilla si sallatë, mish, peshk, fasule, etj.;
Pini shumë ujë në mes të iftarit dhe periudhës së syfyrit, jo më pak se tetë gota, duke u kujdesur për të pirë gradualisht, për të shmangur ndjenjën e fryerjes së stomakut;
Ecni për çdo ditë nga dy orë pas ngënies së iftarit për ta aktivizuar sistemin e tretjes së ushqimit.
KËSHILLA PËR KOHËN E SYFYRIT

Kujdesuni të hani ushqimin në syfyr dhe të mos e injoroni. Syfyri zgjatë energjinë e agjërimit gjatë ditës;
Hani ushqime që përmbajnë ambalazhe të ulëta absorbuese si bukë gruri ose kokrra të grurit për të mbajtur sheqerin në gjak, si dhe fruta të freskëta, të njomura dhe perime, gjithashtu edhe ato që janë të lëngshme, sikur shalqiri etj.;
KËSHILLA PËR DIABETIKËT

Diabeti i llojit të parë e pamundëson agjërmin në tërësi, për shkak të ekspozimit të tij ndaj hipoglikemisë akute, dhe gjasat për të hyrë në gjendje kome;
Diabeti i llojit të dytë është me marrjen e ilaçeve duke përcaktuar kohën e tyre midis iftarit dhe syfyrit;
Konsultohuni me një mjek në rastet e diabetit për gratë shtatëzane, i cili përcakton aftësinë e grave për të agjëruar ose jo, ka disa gra që ndjejnë marramendje, dhe ju shtohet ngushtimi i zemrës të kur agjërojnë, këshillohet që të prishë agjërimin menjëherë.
KËSHILLA PËR TË SËMURIT NGA ZEMRA

Konsultohuni me një mjek para agjërimit, është ai që vendos të agjërojë pacientin apo jo;
Detyrimi për të pirë sasitë e ilaçeve në kohë të caktuara gjatë periudhës së iftarit dhe syfyrit, e cila përcaktohet nga mjeku pasi pacienti lejohet të agjërojë;
Hani ushqime të shëndetshme dhe qëndroni larg ushqimeve që janë shmangur për të sëmurin e zemrës para muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përgatiti: Fatimah Mush’alah

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Burimi: albislam.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit