11 nëndegë të Prishtinës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pritet ta bëjnë publikë vendimin që do ta braktisin këtë parti së shpejti.
Të 11 nëndegët janë të pakënaqura me dështimet e partisë në zgjedhjet e fundit, e cila rezultoi me pakësim të votave, si në rrafshin nacional edhe atë lokal.
“Ne jemi thellësisht të pakënaqur dhe të 11 nëndegët ia kemi bërë të qartë, edhe partisë se ne do ta braktisim partinë për shkak të dështimeve dhe mos realizimit të qëllimeve në zgjedhje dhe në reformimin e partisë” i cili është njëri prej drejtuesve të nëndegëve të AAK-së për Prishtinë.
Ai thotë se njoftimin për këtë hap ia ka prezantuar edhe strukturave të partisë.
Vendimi pritet të shpallet javën e parë të marsit.kohaislame