1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tabelat greqisht në Sarandë, ndërhyn policia dhe i ndërron gjatë natës

Më të lexuarat

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndihmuar policinë për heqjen e tabelave dygjuhëshe në rrugën kombëtare Qafë Muzinë – Sarandë – Konispol.

Sipas ARRSH ishin 35 tabelat e vendosura jashtë standarteve të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe pa miratimin e entit pronar të rrugës Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Tabelat, siç sqaron ARRSH u vunë në dispozicion të policisë si provë e paligjshmërisë së konstatuar si dhe është bërë denoncim në policinë e Sarandës në lidhje me çfarë u konstatua.

ARRSH shton se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur, raporton bW.

“Sa me sipër, çdo palë e tretë jo ent pronar i rrugës, në kushtet kur vendos të ndërhyjë në rrugë apo vendosje sinjalistike treguese për zonat e banuara, duhet t’i referohet “Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe V.K.M Nr.446, datë 05.03.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË TABELAVE TË EMËRTIMEVE TË PARQEVE, SHESHEVE, BULEVARDEVE E RRUGËVE DHE TË NUMËRTIMEVE TË NDËRTESAVE”.

ARRSH konstatoi se 35 tabela të vendosura në këtë aks nacional, nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në kodin rrugor të RSh për mbrojtjen e sigurisë rrugore të përdoruesve të rrugës, ku shumica prej tyre pengonte shikueshmërinë e tabelave rrugore paralajmeruese në këtë aks.

Gjithashtu u konstatua se këto tabela sinjalizuese nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket specifikimeve teknike të tyre”, sqaron ARRSH.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit