8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si të kursejmë baterinë e smartphone

Më të lexuarat

Shkarkimi i shpejte i baterisë se smartphone është kthyer tashme ne një problem për ditët e sotme, por jo vetëm për përdoruesit e tyre, por edhe për ata qe merren me studimin e ndërtimit te baterive sa me jetëgjata dhe te pavarura nga karikimi i domosdoshëm dhe i shpeshte i tyre.

Ne këtë moment, mendohet qe do te jete përdorimi i një materiali te posaçëm për prodhimin e baterive te tyre, grafene, por qe aktualisht është një çështje qe do te materializohet ne te ardhmen e afërt. Por ne problemin e kemi sot. Si t’ia bëjmë qe bateria jone te rezistoj sa me gjate pa qene nevoja qe te kemi pranë një burim energjie.
Se pari duhet te dimë qe janë pikërisht aplikacionet qe shkarkojmë ato qe na marrin një pjese te madhe te energjisë se magazinuar ne bateri. Shume app. ne fakt janë ne gjendje te konsumojnë energji edhe kur ato janë ne gjendje te mbyllur. Pra eliminoni sa me shume aplikacione te cilat i përdorni pak ose aspak.
Një këshillë tjetër ka te beje me ndriçimin e ekranit, i cili rekomandohet te mbahet deri ne 50% te aftësisë ndriçuese qe ka smartphone.
Mundohuni te përdorni sa me shume rrjetin Wifi. Ne fakt, përdorimi i sistemit 3G kërkon me shume energji, veçanërisht kur ndodhemi ne zona keq te mbuluara nga antenat e shpërndarjes se sinjalit.
Për te pasionuarit ndaj fotove, apo regjistrimeve video, duhet thënë se janë nga aplikacionet qe kërkojnë me shume energji. Një informacion jo i pëlqyeshëm sigurisht për ata qe janë te pasionuar pas rrjeteve sociale dhe dërgimit online te fotove dhe imazheve.
 
Ndërkohë qe sistemi GPS duhet te përdoret vetëm ne rastet kur kjo është detyrimisht e nevojshme.
Duke listuar aplikacionet qe me shume se te tjerat shkarkojnë baterinë e smartphone, ne vend te pare qëndrojnë Man in Black 3 për sistemet Android dhe Waze për smartphone-t iphone. Ndërkohë qe edhe dëgjimi i muzikës është nga përdoruesit me te forte te energjisë se baterive.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit