Revista e njohur zvicerane L’illustre e ka publikuar gjatë të premtes një artikull ku lavdërohet puna e trajnerit Bernard Challandes me Përfaqësuesen e Kosovës dhe pagën që ai fiton.
Artikulli i revistës zvicerane nis me një historik të vogël të Kosovës, si vend me 1.8 milionë banorë, dhe pasion i madh për futbollin, edhe pse vendi është pranuar vetëm tre vjet më parë në UEFA dhe FIFA.
Pas kësaj, L’Illustre tregon punën e mrekullueshme që trajneri Challandes ka arritur të bëjë me reprezentacionin e Kosovës në vetëm pak kohë, ku ende nuk di për humbje.
Sipas tyre, zvicerani ka meritat më të mëdha që Kosova ka pasur ngritje të madhe nga vendi i 180-të në të 130-tin në renditjen e FIFA-s dhe për fitimin e grupit në Ligën D në Ligën e Kombeve.
L’Illustre më vonë shkruan edhe pagën që trajneri Challandes fiton me punën e tij te Përfaqësuesja e Kosovës, ku thotë se nuk paguhet aq shumë sa do të ishte paguar në Zvicër, mirëpo paguhet po aq sa trajneri Vladimir Petkovic i Zvicrës.
Sipas vlerësimeve të kësaj reviste, Challandes paguhet nga 250 mijë deri në 300 mijë franga në vit.
Megjithatë, këtu nuk përfshihen bonuset prej 1 milion eurosh nga qeveria e shtetit për triumfin në Ligën e Kombeve dhe bonuset e premtuara në rast të kualifikimit në EURO 2020. /tg