-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Avokati Tomë Gashi: Gjykata Speciale do të jetë shtet në vete

Më të lexuarat

Avokati Tomë Gashi e ka vlerësuar shumë të dëmshëm dokumentin që do ta jetësojë Gjykatën Speciale. “Projektligjin për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar”.
 
Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me ligjet e Republikës së Kosovës. 
 
“Kjo gjykatë nuk do t’i aplikojë as Kodin Penal e as atë të Procedurës Penale të Kosovës”, është shprehur Gashi duke shtuar se kjo gjykatë e eleminon në tërësi sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë Gashi për Epokën e Re.
Sipas këtij draftligji, Gjykata Speciale në njëfar forme do të jetë shtet në vete”, është shprehur ai. 
Gashi ka thënë se tashmë është e qartë se formimi i Gjykatës Speciale nuk do të ndalet, por ka kaërkuar nga deputetët që mos ta votojnë këtë projektligj për Gjykatën Speciale. 
Sipas tij duhet të insistojnë që kjo gjykatë të funksionojë sipas Kushtetutës s, Kodit Penal, atij të Procedurës Penale dhe ligjeve të Kosovës./Ind/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit