-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shqiptarët në Gjermani së shpejti do të bëjnë provimin për patentë-shofer në gjuhën shqipe

Më të lexuarat

Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufaj, janë pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann.

Ata kanë dorëzuar kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani.

“Sekretari i Shtetit Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë”.
“Ky propozim bëhet për të arritur në një zgjidhje të përkohshme derisa të mbarojë procesi i njohjes reciproke të patentave.

“Sekretari i Shtetit Beerman i ka siguruar dy Ambasadorët që referatet përkatëse janë duke punuar në drejtim të procesit të njohjes së patentave me shtetet e Shqipëri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit