3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Katër proverba arabe që duhet të na bëjnë të gjithëve të reflektojmë

Më të lexuarat

Është e sigurt që këto proverba arabe do të jenë të dobishme për të përballur sfidat e përditshme. Ndoshta i keni dëgjuar tashmë, por gjasat janë që jo gjithmonë i keni vënë në zbatim. Provojeni

Proverbat arabe kanë gjithmonë diçka për të mësuar, ose nxisin reflektime të cilat vlen të analizohen në thellësi. Vlen të analizohen, si për shkak të influencës që kjo kulturë ka patur në histori, ashtu edhe për shkak se janë burim i pasur mësimesh të vyera. Mbani shënim dhe mos i harroni këto proverba arabe, në jetën tuaj të përditshme.

1. “Mos hapni gojë, nëse nuk jeni të sigurt se ajo që do të thoni, është më e mirë se sa heshtja juaj”
Na ndodh shumë herë që të pendohemi thellë, menjëherë pasi kemi thënë diçka. Nuk ka as nevojë për të ndjerë dëshirën e fortë për t’i bërë keq tjetrit. Shpesh herë bëjmë një koment pak të pëlqyeshëm, apo mjaftueshëm të keq, pa e filtruar më parë me zemër. Duhet që gjithmonë t’i filtrojmë komentet përmes zemrës sonë, sepse është ajo që do të na thotë nëse është një mesazh i dobishëm për atë që i drejtohet. Edhe pse nuk është e shëndetshme të mbajmë brenda pakënaqësi, nuk është më mirë që të mos frenohemi për të thënë gjëra që i lëndojnë të tjerët.

2. “Herën e parë që më fyen, është faji yt, herën e dytë është faji im”
Ky është një prej proverbave arabe që nuk duhet harruar asnjëherë, kur bëhet fjalë për marrëdhënie sentimentale. E vërtetë që në marrëdhëniet në çift nuk ka asgjë të shkruar dhe se gjithsecili duhet të marrë vendimet e veta. Megjithatë, nëse për shembull keni qenë viktima të mosbesnikërisë nga ana e partnerit, dhe vazhdoni ta falni dhe pranoni çdo herë, tashmë është faji juaj. Mesazhi që u jepni të tjerëve kur falni një tradhti, është se nuk vlerësoni veten. Nëse nuk jeni në gjendje të vlerësoni se sa vleni dhe cili është vendi juaj në botë, si mund të pretendoni që ta bëjnë të tjerët? Nuk do të thotë që nuk duhet të falni kurrë, sepse edhe ky gjest është i domosdoshëm për të ecur përpara. Megjithatë, është e domosdoshme edhe të dish të vësh kufij. Kur të tjerë shfaqin mungesë respekti kundrejt jush, gjëja më e mirë është të largoheni. Që ata të marrin atë që kanë nevojë, pa ju lënduar ju.

3. “Një burrë që nuk buzëqesh, nuk duhet të hapë një dyqan”
Të gjithë duhet të ndjekin rrugët dhe ëndrrat e tyre dhe kjo është një nga proverbat arabe, që e shpreh më mirë këtë koncept. Ajo që kërkon të na thotë, është se duhet të bëjmë gjithmonë diçka që na sjell buzëqeshje në fytyrë. Jeta e përditshme do të jetë gjithmonë më emocionuese, nëse bëjmë atë që duam dhe nëse e duam atë që bëjmë. Natyrisht që do të kemi vështirësi. Por kapërcimi i tyre është shumë më i thjeshtë kur e duam vërtetë atë që po bëjmë. Nuk ka asgjë më të keqe se të kesh gjithmonë të bësh me dikë, që ka një shprehje të zymtë në fytyrë. Mos u bëni një prej këtyre tipave.

4. “Ndëshkoji ata që të kanë zili, duke u bërë mirë”
Në jetë do të kemi gjithmonë të bëjmë me njerëz që janë më se të prirur të na bëjnë keq. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh prej faktit që ndjejnë zili për një prej tipareve tona, e si pasojë përpiqen të na sabotojnë emocionalisht. Është normale të ndihemi të prirur që të zemërohemi e t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë. Megjithatë, kjo proverb arabe na kujton një fakt të sigurt: ndëshkimi më i keq për këta tipa është që të sillesh mirë me ta. Nuk bëhet fjalë që të jemi hipokritë e t’i trajtojmë sikur të jenë miqtë tanë më të mirë. Thjeshtë mirësjellja i lëndon më shumë se çdo gjë tjetër. Nëse në këtë moment keni të bëni me një person toksik dhe përpiqeni ta shmangni me çdo kusht, provoni të jeni të mirësjellshëm. Do të shihni që do të zhduket nga jeta juaj kaq shpejt, saqë as nuk do e vini re. Dhe kujdes, bëhet fjalë të jeni të mirësjellshëm, jo të viheni në dispozicion të tyre. Nëse ju kërkojnë të bëni diçka që nuk doni, apo nuk mundeni ta bëni, thjesht thoni JO. Është e sigurt që këto proverba arabe do të jenë të dobishme për të përballur sfidat e përditshme. Ndoshta i keni dëgjuar tashmë, por gjasat janë që jo gjithmonë i keni vënë në zbatim. Provojeni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit