Sukriye Ozbay është një 107-vjeçare nga Sanliurfa e Turqisë, megjithatë ajo shfrytëzoi dje të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale.
Në vendvotimin e saj, Ozbay ishte e shoqëruar nga e bija 80-vjeçare, Emine Ozbay.
Pas votimit, 107-vjeçarja u tha shkurt gazetarëve se atmosfera në ditën e zgjedhjeve është e bukur, ndërkohë që u dëshiroi fat të gjithë pjesëmarrësve në garën elektorale.
“Uroj që këto zgjedhje të sjellin lumturi për të gjithë ne. Jam e lumtur që votova”, tha Ozbay.
Ajo u tha gazetarëve se voton rregullisht që nga mosha 18-vjeçare.