-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Terroristi që vrau 50 myslimanë kishte qëndruar në Austri, hetohet organizata “Identitarist”

Më të lexuarat

Qeveria austriake ka dhënë urdhër që të hetohet mundësia për riformim të lidhjes së të djathtës ekstremiste “Identitarist”, sepse e njëjta ka lidhje me terroristin i cili vrau 50 myslimanë në lutjet e së premtes në Xhami në Zelandë të Re.

Në mbrëmjen e të Hënës, policia ka bastisur banesën e zëdhënësit të lëvizjes “Identitarist” Martin Selner, sepse hetimi në lidhje me terroristin Brenton Tarrant dhe qëndrimin e tij në Austri ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve austriake pasi që ky i fundit kishte lëshuar një shumë të majme si donacion për këtë organizatë, shkruan der Spiegel.

 

Kancelari austriak Sebastian Kurc ka theksuar se nuk toleron ideologji të rrezikshme, pavarësisht cilit besim i takojnë.

Ai në një deklaratë për gazetarët e ka vërtetuar mbështetjen financiare nga ana e Brenton Tarant.

Tarant vitin e kaluar kishte qëndruar në Austri dhe pastaj kishte donunar një shumë të majme parash.

Sipas shërbimit për të mbrojtës kundër terrorizmit “Identitaristët” janë një rrjet i shtyllës së ekstremizmit modern të së djathtës, të cilët janë të lidhur globalisht.

Selner ka mohuar se ka pasur kontakt me Tarant, mirëpo nuk e ka mohuar donacionin, dhe se i njëjti i është falënderuar terroristit përmes një e-mail porosie.

“Identitaristët” cilësohen si neonazistë modern, të cilët nuk dallohen për nga kokat tullace apo veshjeve ushtarake.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i austriak, Stefan Kurz, i cili i ka bërë thirrje drejtësisë që në mënyrë të pavarur dhe me gjitha mjetet të hedh dritë mbi këtë çështje.

https://twitter.com/sebastiankurz/status/1110498998283059200

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit