-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

New York: Në funksion të sigurisë, nis patrullimin njësia muslimane

Më të lexuarat

Njësi patrulluese vullnetare të sapoformuara kanë filluar të punojnë për sigurinë e bashkësive muslimane në Nju Jork, vetëm një javë pas sulmit brutal terrorist që vrau 50 veta në dy xhami në Zelandën e Re.

Patrulla e Komunitetit Musliman (MCP), e udhëhequr nga një ekip vullnetarësh do të synojë të mbrojë anëtarët e komunitetit nga “përshkallëzimi i krimeve dhe dëmtimi i jetesës”, thotë faqja e organizatës.

“MCP vepron si ndërlidhëse në mes të policisë lokale dhe komunitetit lokal – për tejkalimin e boshllëqeve dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetin dhe për edukimin e sigurisë për të gjithë”, sipas përshkrimit.

Të paktën 50 vullnetarë po marrin pjesë në MCP dhe janë trajnuar për t’u marrë me një sërë çështjesh, duke përfshirë problemet familjare, vështirësitë financiare, abuzimin me drogën, depresionin dhe vetëvrasjet.

MCP nuk u shërben vetëm muslimanëve të Nju Jorkut; ajo gjithashtu do t’u ofrojë ndihmë jo-muslimanëve, pasi ata synojnë të japin ushqime për njerëzit e pastrehë në zonën e Midtown.

Megjithëse vullnetarët u trajnuan nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD), ata nuk janë të armatosur, thanë zyrtarët.

Kryebashkiaku i Brooklyn, Eric Adams theksoi se SHBA-të lejon çdo komunitet të mbrojë anëtarët e tyre, duke treguar se edhe bashkësia hebraike ka një njësi të ngjashme të patrullimit. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit