Pasi autori rregjistroi të gjthë aktin monstruoz, video u përhap dukë marrë mijëra klikime dhe shpërndarje. Autoritetet në Zelandën e re janë të shqetësur se mos ka të tjerë të rinj që mund të frymëzohen nga ajo video.
“Mos e shkarko. Mos e shpërndaj. Nëse gjendesh se ke një kopje të videos ose e ke shpërndarë atë, do të përballesh me gjobë dhe potencialisht me burg”, thuhet ne deklaratën e policisë lokale.
Policia e Zelandës së Re po paralajmëron qytetarët se ata do të përballen me 10 vite burg, për shpërndarjen e sulmit në xhami, Më herët një 18 vjeçar është arrestuar për shpërndarjen e videos, dhe për postimin e saj në faqen e tij. Sipas ligjeve të reja me Nën ligjet e tanishme të Zelandës së Re, kompanitë e mediave sociale mund të gjobiten me 173.000 dollarë, për shpërndarjen e videove ose ndonjë përmbajtje tjetër që lidhet me sulmin. Madje edhe Shërbimi Shpërndarës i Internetit në Zelandë të Re, nxitoi që të ndalojë dhe të fshijë të gjitha web faqet që shpërndajnë materiale të sulmit ose diçka që lidhet me sulmin, raportonë mediat e huaja.