Kryeministri Scott Morrison ka konfirmuar se një australian u arrestua në Zelandën e Re, i cili është i dyshuar se kreu sulmet në dy xhami në qytetin Christchurch, ku humbën jetën deri më tani 49 persona dhe 48 të tjerë janë duke u trajtuar në spital.
“Autoritetet australiane janë të përfshira dhe ata do të vazhdojnë me hetimin e tyre,” tha ai.
I arrestuari është Brenton Tarrant, 28 vjeçar i cili ka lindur në Australi. Mirëpo ai nuk e ka identifikuar vetën si australian edhe pse ka lindur këtu.
Ai gjatë gjithë kohës ka postuar live videot e sulmit në llogarinë e vetë personale në Facebook.
Në 74 faqe të dosjes së tij që tregonte arsyet e sulmit, ai e përshkroi vetën “thjesht si një burrë i zakonshëm, 28 vjeçar i lindur më Australi.”
“Origjina e gjuhës time është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja gjaku im është evropian”, shkroi ai, shkruan gazeta ” The Sydney morning herald”.
Në dosje, ai i referohej përdhunimeve të tmerrshme Skaf në Sidney në vitin 2000. Por manifestimi i tij sugjeroi se ishte i preokupuar me përdhunimet që kishin ndodhur në Angli dhe më së fundi në Gjermani nga jo-evropianët.
Në veçanti, ai referoi shfrytëzimin seksual të rreth 1400 fëmijëve në qytetin verior të Rotherham në fund të viteve 1980, 1990 dhe 2000, kryesisht nga burrat britanik-pakistanezë.
Ai gjithashtu në këtë dosje përfshiu edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe, siç ishte Millosh Obiliq, i cili kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 kundër Perandorisë Osmane në pushtim, superfuqisë islame të asaj dite, të cilin thuhet se kishin vrarë osmanët.
Tarrant iu referua princit serb Lazar Hrebeljanoviç, të cilin e ka shërbyer Obiliqi dhe i cili u vra në Betejën e Kosovës.
Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione që Tarrant posedonte ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje.
Muzika të cilën ai po e dëgjonte në makinë në sfondin e videos së sulmit ishte në gjuhën serbe dhe një në gjermanisht. Këngë serbe i referohen “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, një kriminel i dënuar lufte dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës.