9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Rama i kërkon Berishës 1 milion lekë dëmshpërblim

Më të lexuarat

Prej kohësh kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të padisë në gjykatë përfaqësues të opozitës, të cilët i akuzon për shpifje.

Seanca e parë që starton serinë e gjyqeve të paralajmëruara nga kreu i qeverisë ka nisur sot në gjykatën e Tiranës me paraardhësin e tij Sali Berisha.

Kreu i qeverisë ka paditur për shpifje ish-kryeministrin lidhur me deklaratat e këtij të fundit për shitje të detit fqinjëve grekë.

Si dëm moral ndaj akuzave kryeministri Rama ka kërkuar nga kundërshtari i tij politikë 100 mijë lekë të rinj.

Gjithsej janë 40 padi që kryeministri Rama nga ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmendim këtu kreun e PD, Lulzim Basha, apo ish deputetet Jorida Tabaku Ervin Salianji etj . Në procesin e sotëm gjyqësor, avokatët mbrojtës të Berishës kanë kërkuar mbledhjen e të gjitha dosjeve nën akuzën e shpifjes në një.

Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Fide Osmani, vendosi shtyrjen e seancën për më datën 11 prill.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit