3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Harrojini Bezos, Gates e Zuckerberg – këta janë dhjetë njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave në botë

Më të lexuarat

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, mbetet njeriu më i pasur në botë – sot për sot. Pas tij vijnë Bill Gates dhe Warren Buffett.

Sipas listës vjetore të Forbes, Bezos (55), i cili së fundmi njoftoi divorcin, ka fituar 19 miliardë dollarë për një vit dhe tani zotëron 131 miliardë dollarë.

Megjithatë, edhe pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë, derisa vitin e kaluar kjo pasuri ishte 90 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë është investitori Warrenn Buffett (88) me 82.5 miliardë, pasuar nga kreu i kompanisë franceze LVMH, Bernard Arnault, derisa pronari i Facebook, Mark Zuckerberg, i cili ka humbur 9 miliardë, ka rënë nga vendi i pestë në të tetin.

Por pavarësisht pasurisë së tyre të madhe, ata nuk gjenden në listën e TOP 10 më të pasurve të të gjitha kohërave.

Madje, nëse lëvizni nëpër “katalogun e historisë” mund të dëshmoni se disa nga sundimtarët dhe burrat kishin mundur të grumbullonin një pasuri aq marramendëse – sa që të bën të mendosh se pasuria e Bezos, Gates e Zuckerberg është shumë më modeste.

1. Mansa Musa (1280-1337, mbreti i Perandorisë në Mali) – pasuria e pallogaritshme

Mansa Musa lindi në vitin 1280 në një familje sundimtarësh. Nën sundimin e tij, mbretëria e Malit u rrit ndjeshëm. Ai i aneksoi 24 qytete, duke përfshirë Timbuktun me një mbretëri që u shtri për rreth 2.000 milje nga Oqeani Atlantik deri në Nigerin e sotëm.

Me një masë të tillë të madhe hapësinore erdhën burime të mëdha si ari dhe kripa. Gjatë sundimit të Mansa Musas, perandoria e Malit përbënte gati gjysmën e arit të Botës së Vjetër, sipas Muzeut Britanik. Dhe të gjitha i përkisnin mbretit.

“Si drejtues, Mansa Musa kishte qasje pothuajse të pakufizuar në burimin më të çmuar të pasurisë në botën mesjetare”, ka thënë për BBC, Kathleen Bickford Berzock, e specializuar në artin afrikan në Universitetin Northwester.

2. Augustus Caesar (63 BC-14 AD, perandori romak) – 4.6 trilionë dollarë

Biri i adoptuar i Julius Caesar kontrolloi shumicën e shteteve më të fuqishme në botë – përfshirë Egjiptin – si pjesë e vlerës së tij neto prej 4.6 trilionë dollarësh neto.

Egjipti përbënte së paku 25 për qind të GDP-së botërore në atë kohë dhe profesori i historisë Ian Morris thekson: “Augustus zotëronte personalisht të gjithë Egjiptin”.

3. Zhao Xu (1048-1085, perandori i gjashtë i dinastisë Song në Kinë) – Pasuria e pallogaritshme

Kjo dinasti ndoqi dinastinë Shang të Kinës dhe zgjati më shumë se çdo tjetër në historinë kineze. Ajo konsiderohet të jetë zeniti i prodhimit kinez të bronzit dhe pa një pasuri të konsiderueshme.

4. Akbar I (1542-1605, perandor i dinastisë Mughal të Indisë) – pasuria e pallogaritshme

Akbar I ishte perandori i dinastisë Mughal të Indisë dhe jetoi në luks të madh. Britanikët ishin aq të impresionuar nga pasuria e Mughalëve sa që fjala “Mughal” hyri në gjuhën angleze si një term për të përshkruar një sundimtar të fuqishëm të industrisë, filmave ose profileve tjera.

5. Andrew Carnegie (1835-1919, industrialist skocez-amerikan) – 372 miliardë dollarë

Carnegie grumbulloi pasurinë e tij në industrinë e çelikut dhe konsiderohet të jetë një nga sipërmarrësit e parë. Pasuria e tij u bë duke ndërtuar kompaninë Carnegie Steel, e cila më pas iu shit J.P. Morgan.

Por në kulmin e tij, ai publikoi “Pasuria”, në të cilin përshkroi pse ai donte pjesën më të madhe të pasurisë së tij – rreth 372 miliardë dollarësh të shpenzonte në filantropi.

Siç shkroi ai: “Njeriu që vdes i pasur, vdes me turp”. Paratë, siç besonte Carnegie, duhej të përdoreshin për të shërbyer shoqërinë.

6. John D Rockefeller (1839-1937, magnati i biznesit amerikan) – 341 miliardë dollarë

Konsiderohet të jetë njeriu më i pasur i kohës së tij dhe një nga më të pasurit në histori.

Rockefeller mbretëronte mbi një monopol që rafinonte deri në 90 për qind të naftës amerikane.

7. Nikolai Alexandrovich Romanov (1868-1918, Car i Rusisë) – 300 miliardë dollarë

Perandori i fundit i Rusisë njihej si Nicholas the Bloody nga armiqtë e tij për shkak të humbjes masive të jetëve që Rusia përjetoi nën udhëheqjen e tij. Nicholas u abdikua dhe u vra nga bolshevikët në vitin 1918.

Gjatë sundimit të tij megjithatë, Rusia përjetoi rritje ekonomike dhe ndërtimi në hekurudhat Trans-Siberiane, të cilat kishin filluar në vitin 1891, ishin përfunduar. Projekti mbetet hekurudha më e madhe në botë.

8. Mir Osman Ali Khan (1886-1967, mbret indian) – 230 miliardë dollarë

I konsideruar si indiani më i pasur që ndonjëherë ekziston në historinë e dokumentuar, Mir Osma Ali Khan kishte një koleksion personal prej ari që vlente më shumë se 100 milionë dollarë dhe zotëronte mbi 400 milionë dollarë bizhuterish.

Ai supozohet se zotëronte më shumë se 50 vetura luksoze Rolls Royce.

9. William I (1028-1087) – 229.5 miliardë dollarë

Sundimtari i parë Norman i Anglisë, i cili mori pushtetin mbretëror në vitin 1066, zaptoi tokat dhe thesaret nga Sussex në Yorkshire, vlera e të cilave do të vlente më shumë se 228 miliardë dollarë, në paratë e sotme.

10. Muamar Gadafi (1942-2011, sundimtar i gjatë i Libisë) – 200 miliardë dollarë

Gaddafi jetoi si një mbret. Shumica dërrmuese e pasurisë së tij u kap në llogaritë në pronësi të qeverisë së Libisë, vendi ku Gadafi udhëhoqi brutalisht për 42 vjet.

Ndërsa pushteti i Gadafit për pushtet u dobësua, disa nga këto “pasuri personale” u ngrinë nga qeveritë e ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Sigurisht, Gaddafi shtrydhi gjithçka që mundte nga populli libian për të mbështetur stilin e jetës së tij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit