4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Salla e madhe në “Pallatin e Rinisë” vazhdon të përdoret si parking, Komuna s’e rinovon

Më të lexuarat

Janë bërë 19 vjet që kur salla e madhe në “Pallatin e Rinisë” ishte djegur, por edhe pas kaq vitesh kjo sallë po vazhdon që të shfrytëzohet si parking për automjete.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit të kaluar kishte nënshkruar vendimin që Pallati i Rinisë dhe Sporteve të kaloj në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Pas kësaj Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas një vizite që i kishte bërë “Pallatit të Rinisë”, kishte premtuar se deri në fund të vitit do të ketë një ide më të qartë për rimëkëmbje, siç e cilësonte ai “gjigantit të Prishtinës”.

Pavarësisht premtimeve të shumta Ahmetit, salla e madhe e Pallatit të Rinisë që ishte djegur në vitin 2000, nuk ka pasur asnjë ndryshim dhe vazhdon të përdoret si parking i veturave.

“Po diskutojmë disa projekte për rimëkëmbje të pallatit, ku përfshihen, parkingun që është tek salla e djegur, qendrën kulturore të fëmijëve, ku janë Salla e Kuqe, Galeria, etj”, kishte deklaruar Ahmeti.

Madje projekti për rinovimin e kësaj salle nuk është planifikuar as në buxhetin për vitin 2019-të, të paktën kështu thonë asamblistët e opozitës në këtë komunë.

Lajmi.net ka kërkuar sqarime nga Komuna e Prishtinës, se pse nuk është ndërmarr deri më sot as një hap për këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë dhënë përgjigje.

Në anën tjetër opozita në komunë nuk beson që kjo sallë do të rinovohet as gjatë viti 2019, për shkak të problemeve të mëdha që ka kjo ndërmarrje.

Vlora Dumoshi, asambleiste e LDK-së në Prishtinë, ka thënë për lajmi.net se komuna nuk ka asnjë plan për rregullimi e kësaj salle.

Ajo po ashtu ka deklaruar se situata në Pallatin e Rinisë nuk është aspak e mirë, pasi edhe punëtorët kanë mbetur pa paga tash e sa muaj.

“Ky ka me mbet veç premtim i kryetarit për rregullimin për sivjet, sepse e para nuk kanë asnjë plan për rregullimin e sallës së djegur në Pallatin e Rinisë. Situata e cila momentalisht është aty qe sa muaj as punëtorët e pallatit nuk paguhen edhe ai 6 milionësh i cili pas bartjes së buxhetit nuk është implementuar sepse buxheti është paraparë që diku në mars të bartet. Tash unë nuk besoj që ka ndërmarr diçka të shpejt për rregullim, për sivjet janë shumë skeptikë që ka me ndërmarr diçka. Kjo nuk është e planifikuar as në buxhetin e Komunës për rinovim”, ka thënë Dumoshi.

Edhe asamblisiti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë për lajmi.net se Pallati i Rinisë ka probleme të jashtëzakonshme edhe pas marrjes në pronësi të Komunë së Prishtinës, shkruan lajmi.net

Ai ka akuzuar kryetarin Ahmeti se ka bërë një mashtrim në Kuvendin Komunal kur ka kërkuar që një pjesë e mjeteve t’i jepet “Pallatit të Rinisë” për shlyerjen e borxheve dhe ka deklaruar që është marrë vesh me thesarin që ato mjete të dalin në llogari që të përfundohen borxhet.

Por sipas tij këto mjete nuk janë ekzekutuar për shkak që nuk kanë qenë proceduart në rregull.

“’Pallati i Rinis’ ka probleme të jashtëzakonshme edhe pas marrjes në pronësi të komunë së Prishtinës për shkak se përmbaruesit privat ja kanë bllokuar llogaritë të, kështu që edhe punëtorët janë pa rroga tash e dy muaj nëse nuk gaboj, edhe nuk ka mundësi financiarisht pa i paguar borxhet që i ka kjo kompani. Kryetari Ahmeti në fundvit e ka bërë një mashtrim në Kuvendin Komunal ku ka kërkuar që një pjesë e mjeteve t’i jepet “Pallatit të Rinisë” për shlyerjen e borxheve dhe ka deklaruar që është marr vesh me thesarin që ato mjete të dalin në llogari që të përfundohen borxhet. Mirëpo thesari nuk e ka pranuar dhe nuk ju kanë dalur ato mjete, bashkë me Ministrinë e Financave nuk e kanë bërë ekzekutimin e tyre për shkak që nuk ka qenë proceduar në rregull. Kështu që ato mjetë nuk kanë dalur”, ka thënë Rrahamni.

Sipas tij rinovimi i kësaj salle nuk parashihet as për vitin 2019, pasi siç thotë ai, nuk ka mjete financiare.

“Borxhin që e ka kundrejt atyre depove që janë djegur dhe kanë fituar në gjyq edhe përmbaruesit e kanë bllokuar dhe nuk po mundet që të funksionojë. Kështu që për funksionalizim njëherë nuk vjen në shprehje për shkak se nuk kanë mjete financiare për momentin, e për më vonë ndoshta gjejnë ndonjë donacion. Por për momentin as nuk parashihet sa i përket subvencionimit nga ana e Komunë se Prishtinës nuk ka ndarje buxhetor për vitin 2019-të”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit