5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

BDI-LSDM me një kandidat të përbashkët për President

Më të lexuarat

Duket se partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, BDI ka arritur marrëveshje me LSDM për të zgjedhur një emër të përbashkët, për ta mbështetur në garën për President të Maqedonisë.

Ka qenë vetë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar edhe marrëveshjen e arritur me Zoran Zaev.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”, shkruan Ali Ahmeti në faqen e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit